• Tirane, ftese per oferte FACILITETE PER ORGANIZIM TRAJNIMI

Tiranë më 01.02.2023

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT: Facilitete të nevojshme për organizim trajnimi (Sallë Trajnimi, dreke, darke, pushim kafe, akomodim dhe lehtesira te tjera)


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri (SOS AL) është një organizatë joqeveritare, jofitimprurëse dhe anëtare aktive e Federatës SOS Fshatrat e Fëmijëve, e përbërë nga 136 shoqata të pavarura kombëtare. Ne punojmë së bashku me një vizion të vetëm: çdo fëmijë i përket një familjeje dhe rritet me dashuri, respekt dhe siguri. Që nga viti 1995, SOS Shqipëri operon në fushën e mbrojtjes sociale duke ofruar shërbime përkujdesjeje për fëmijët pa kujdes prindëror, shërbime parandaluese të bazuara në komunitet për familjet në nevojë dhe fëmijët e tyre, përgatitje për largim nga kujdesi dhe shërbime mbështetëse për të rinjtë.
SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri në mënyrë aktive, merr pjesë në politikbërje dhe mbron të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve që janë në rrezik social. Ne punojmë ngushtë me vendimmarrësit, institucionet qeveritare, organizatat e shoqërisë civile dhe ofruesit e shërbimeve sociale dhe i kushtojmë rëndësi të madhe përfshirjes së fëmijëve dhe të rinjve në proceset vendimarrëse.

Në Tetor 2021, SOS Fshatrat e Fëmijëve, përkatësisht SOS Shqipëria, SOS Maqedonia e Veriut, SOS Ukrainë, SOS Bjellorusia dhe SOS Armenia filluan zbatimin e Projektit “Adresimi i boshllëqeve sistemike – Mbështetje për reformat e sistemit të mirëqenies së fëmijëve”, i cili synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën Hermann Gmeiner Fonds Deutchland e.V.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për shërbime të nevojshme për organizim trajnimi në qytetet e meposhteme:


  • Tirane
  • Korce
  • Vlore
  • Shkoder

Afati i kontratës me secilen nga subjektet e perzgjedhura per secilin qytet do të jetë 1 vit, me të drejtë rinovimi deri ne 3 vjet.

Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton subjektet që kanë në fokus të punës së tyre ofrimin e shërbimeve të nevojshme për organizimin e trajnimeve të paraqesin interesin e tyre deri më datë 15.02.2023 ora 09:00, duke paraqitur ofertat e tyre financiare dhe dokumentat plotësuese nepermjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë mund të aksesoni dokumentacionin bashkëngjitur.

Faleminderit!
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftese per Oferte _Facilite per Organizim Trajnimi- Projekti i D.doc
    232.5 KB · Views: 34


Contact
Back
Top