• Tirane, ofrohet vend pune Arkitekte (Studio Projektimi)

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Arkitekt
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi i Pozicionit: Realizimi i zgjidhjeve unike dhe inovative të dizajnit që i përgjigjen nevojave estetike dhe buxhetore të secilit klient.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të kryej takimet me klientët, të përcaktojë nevojat dhe kërkesat e tyre:
• Të përpilojë ofertat sipas nevojës së projektit për dorëzim final;
• Të njohë produktet dhe të jetë i/e përditësuar në çdo kohë me zhvillimet e reja të kompanive bashkëpunuese:
• Të menaxhojë projektet e hartuara nga zhvillimi i konceptit deri në përfundim:
• Të përgatisë propozime të projetit
• Të vizatojë hollësisht projektet
• Të merret me problemet që mund të dalin gjatë ndërtimit
• Punëdhënësi mund ti caktojë punëmarrësit dhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë

Kërkesat për këtë pozicion:

• Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e lartë (Universiteti i Arkitekturës).
• Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.
• Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë pune në kompani ndërtimi etj.

Aftësitë dhe kompetencat:

• Të ketë njohuri shumë të mire të gjuhës Angleze. Gjuha italiane perben avantazh
• Të ketë njohuri shumë të mira në 3D,2D, 3D Max, Vray ose Coronna, Lumion, AutoCad, SketchUp, Revit etjj.
• Aftësi kritike mbi projektimin dhe detajet e rifiniturave, shprehur në anën funksionale dhe estetike;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
• Aftësi shumë të mira komunikuese në marrëdhënie me klientët;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tone elektronike: recruitment@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 2081357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top