• Tirane, Kompania "SALILLARI shpk" kerkon te punesoje INXHINIER HIDROTEKNIK në ZBATIM

KnT3FTs.jpg


Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune INXHINIER HIDROTEKNIK në ZBATIM

PËRSHKRIMI I POZICIONIT TE PUNËS
Inxhinieri Hidroteknik
ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve hidraulike në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.

DETYRAT KRYESORE
  • Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekti deri në kolaudimin përfundimtar.
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupit të hidraulikeve.
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
  • Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.

KRITERET E KËRKUARA
  • Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Nërtimit, Dega Hidroteknikë.
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë.
  • Të përdorë mirë programet: Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
  • Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
  • Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë.
  • Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B.

APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:
hr@salillari.al ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.


Cel. : +355682055689
 


Apply WhatsApp
Back
Top