• Gjiri Lalezit, jepet me qera apartament 1+1+BLK Kati 0, 58 m² (Vala Mar, Residence)

Rruga : Vala Mar, Residence

Jepet apartament 1+1 me qira në rezidencen turistike edhe rezidenciale, e cila ndodhet në një zonë unike vetem 150 m nga deti, në plazhin ranor të detit Adriatik dhe është ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatesi, në gjelbërim dhe ajër të paster, pranë freskisë së detit, vetem 40 KM nga Tirana, 35 KM nga aeroporti Nene Tereza edhe 260 KM nga Prishtina.
Rezidenca ofron infrastrukturë të standarteve europiane, sherbim dhe cilësi e garantuar, siguri dhe administrim 24 orë, akses në rezidencë me kartë rezidenti, pedonale 1 KM të gjatë të përshtatshm e për të ecur, për të pushuar ose për të bërë xhiro me bicikletë, shesh lojrash për fëmijë, supermarket Conad, 3 beach bar/restorante si HK-ValaMar dhe Bedouin, 1 bar/restorant brenda residencës e cila është funksionale gjatë gjithë vitit, privatësi, gjelbërim, mirembajtje elitare te ambienteve te perbashketa, jetesë në komunitet dhe vije bregdetare e sistemuar me cadra dhe shezlone, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është cilësore 3-katshe. Apartamenti ofron kondicioner në cdo dhomë, free Wi-Fi, oborr të gjelbëruar etj. Është totalisht i mobiluar me të gjitha pajisjet shumë cilësore për pushime komode dhe relaksuese.
Apartament me qira 1+1 me sipërfaqe totale 58 m2 + 50 m2 oborr të gjelbëruar kati përdhe. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe veranda me dalje në oborr.
Apartamenti disponon 1 hapësirë parkimi dhe çadër plazhi me dy shezlone moderne me dyshek.

Qendrimi minimal 7 netë Qershor – Gusht
Qendrimi minimal 3 netë Shtator – Maj

Cmimet Javore

01.01 – 31.05………… 200 Euro/java
01.06 – 30.06………… 490 Euro/java
01.07 – 30.08………… 560 Euro/java
01.09 – 30.09………… 490 Euro/java
01.10 – 30.12………… 200 Euro/java

Cmimet jane te negociueshme per afate qiraje mbi 1 muaj.

Per me shume informacion rreth prona te tjera te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/apartament/me-qira/vala-mar-rezidence-gjiri-i-lalzit

Cel. : *+355 69 605 4036‬

 


Contact WhatsApp
Back
Top