• Tirane, Shitet si Ambjent Biznesi, Apart i bollshëm,kat 2, P.Ekzistues 5-kate, sip.126m², Cmimi 185'000€,diskut.-Rr.Durrësit /përball rr.Ambasada, She

Cmimi Euro
185000
Shitet: Për ambjent biznesi, apartamenti tip 3+1, me 2-ballkone, +2-banjo, Sip.126.5m[SUP]2[/SUP], kati i 2-të banim, Rr. "Durrësit" pranë gjimnazit "Qemal Stafa"/përballë Rr."Skënderbeg" (Rruga ambasadave), afro 700m (9min në këmbë) nga Sheshi "Skënderbej" dhe 200m nga Sheshi "Zogu Zi".
Zona/Rruga Durrësit.Rruga e Durrësit bëne pjesë në zonën qëndrore dhe më të njohurat, më kryesoret dhe të vjetrat të Tiranës. Kjo është një zonë dhe rrugë nga më të preferuara jo vetëm se është vazhdim i qendrës sëTiranës por edhe nje ndër arteriet kryesore të lidhjes së Tiranës me periferinë dhe zonat e tjetra të vendit, jo vetëm me qytetin e Durrësit, por edhe veriun e Shqipërisë. Zona e Rrugës së Durrësit është një zonë e banuar, mjaft e zhvilluar dhe me shumë institucione dhe aktivitete ekonomike, tregtare dhe të shërbimeve, si dhe vendndodhje e mjaft selive diplomatike në Tiranë. Kjo zonë përbëhet kryesisht nga ndërtime para viteve '90 dhe është një zonë banimi mjaft e preferuar, si zonë qendrore dhe e integruar me të gjitha zonat e tjera me shërbimin e transportit publik dhe arteriet rrugore kryesore.
Pallat Ekzistues 5-katësh me tulla të kuqe, i suvatuar, me një kat ±1 nëntokë, ndërtuar rreth viteve 1965-1970, i pozicionuar buzë Rr.Durrësit në krahun e djathtë të drejtimit nga qendra Tiranës për në Sheshin e "Zogut te Zi", pranë ish-Institutit të Metrologjisë/ apo Agjensia e Sigurisë Cilësisë së Arsimit, ose pranë Gjimnazit "Qemal Stafa" ose përballë Sheshit "Adem Jashari"/Rr.së ambasadave (Rr.Skënderbeg). Shtrirjen më të madhe pallati e ka nga jug-lindja(Rr.Durrësit) dhe nga veri-lindje-perëndim, nga ku janë edhe hyrjet/shkallët për në apartament. Pallati është me tulla të kuqe të plota, i suvatuar, muret e jashtme dhe mbajtëse të gjëra (40-50cm), me shkallë me dritë natyrale. Pallati ka hyrjet/shkallët nga prapa, në çdo kat, ka nga 2 apartamente, me citofon, pallat i mirëmbajtur. Pallati ka një lulishte të vogël para, kati ± 1 dhe një pjesë e kateve të para janë kthyer në sipërfaqe tregtare, kryesisht ato me pamje nga Rr.Durrësit, gjithashtu nga pjesa e brendshme (veri-lindje) është bërë me projekt dhe leje një shtesë deri në katin e fundit, të 5-të.
"Ambjenti/Apartamenti/Prona" në Shitje: me sipërfaqe totale neto 126.5m[SUP]2[/SUP], në katin e 2-të, i tipit 3+1, me pozicion/pamje të apartamentit nga jug-lindja (Rr.Durrësit) dhe nga hyrje në pallat/nga veri-lindje-perëndim. Ambjenti/Apartamenti përbëhet nga sipërfaqa ekzistuese prej 85m[SUP]2 [/SUP]dhe nga shtesa prej 41.5m[SUP]2[/SUP], me sipërfaqe total 126.5m[SUP]2[/SUP]. Apartamenti është komplet i rikonstruktuar, si dhe shtesa e re është pjesë integrale e gjithë apartamentit. Të gjitha pjesët e apartamentit janë me dritë natyrale dhe lehtësisht i ajrosshëm. Përbëhet nga pjesa e ndënjes/ sogiorno me kuzhinën dhe zonën e ngrënies dhe ballkon nga jug-lindja, me 1-dhomë gjumi të bollshme me ballkon nga jug-lindja, si dhe 2-dhoma gjumi njëra pas tjetrës, nga veri-perëndimi, 2-banjo, një e përbashkët, si dhe koridori shpërndarës formë katrore.
Përbërja e Forma "Ambjentit/Apartamentit": Forma e gjithë ambjentit i përafrohet asaj drejtkëndore me përmasa të përafërta 17.5m e gjatë dhe 7.5 m e gjërë. Nga dera kryesore hyrëse (me 2-kanate) kalohet në koridorin hyrës/shpërndarës, në formë katrore, shtruar me pllaka mesatare katrore, ngjyrë bezhë me nuanca, nga ku sa futesh në fillim në të majtë gjendet banjo-dush, e bollshme, e restauruar dhe e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe aksesorët, me dritare nga veri-perëndimi. Në të dhjathtë të koridorit gjendet pjesa ndënjes/sogiorno-kuzhinë, ku mund të futesh nga 2-dyer, direkt tek zona e kuzhinës ose tek zona e ndënjes. Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, në formë katrore, me shumë dritë e diell, e shtruar me pllaka, e mobiluar dhe kuzhina me ditare nga jug-lindja, me kuzhinë të kompletuar, e integruar në mënyrë të hapur me zonën e ngrënies dhe me zonën e ndënjes, e cila është relativisht e bollshme, me dritare/derë të madhe me dalje në ballkonin llozhë nga jug-lindja (Rr.Durrësit), përmasa normale, mbuluar me tendë dielli. Nga pjesa e ndënjes por edhe nga koridori kalohet në dhomën e parë gjumit, e cila është e bollshme, shtruar me pllaka përmasa mesatare, ngjyrë bezhe e hapur me nuanca, me vetratë/derë dalje në ballkonin llozhë nga jug-lindja (Rr.Durrësit), përmasa normale, mbuluar me tendë dielli. Në ballë të hyrjes/koridorit pak majtas gjendet dhoma dytë gjumit, e cila është e bollshme, e kompletuar dhe nga ku kalohet nëpërmjet ndarjes me vetratë rrëshqitëse në mini koridor nga ku në të majtë kalohet në banjo-tualet, të kompletuar dhe funksional, me dritare nga perëndimi, në vazhdim të tualetit gjenden edhe një hapësirë ndihmëse, ndërsa në ballë të mini-koridorit gjendet dhoma 3-të e gjumit, me përmasa të bollshme (pjesa shtesë e pallatit), e kompletuar, me dritare dhe pamje nga veri-perëndimi.
Muret dhe tavanet: Muret në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuara dhe të lyera me ngjyra, të ndryshme të hapura, pjepër, në bezhë, mente... etj, ndërsa tavanet normale, me punime/korniza gipsi në këndet e tavaneve, në ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: e shtruar përgjithësisht me pllaka, përmasa mesatare, me ngjyrë bezhe me nuanca në tullë.
Dyert e brendshme: dru cilësor, ngjyrë kafe klasike, ndërsa dera banjove, vetratat dhe dyert ballkoneve dhe dritaret janë dur-alumini të bardha, me dopio xhame.
Gjendja Fizike Ambjentit/Apartamentit: Ndërtesa/Pallati në përgjithësi është mjaft solide, i pa cënuar nga tërmetet e fundit dhe e mirë-mbajtur, si në drejtim të agjentëve atmosferike dhe dëmtimeve të tjera. Ndërsa ambjenti/apartamenti është komplet i ribërë në vitet e fundit, me materiale dhe punime cilësore, si dhe shtesa komplet e re. Nga brenda; si suvaja e mureve dhe dyshemeja janë në gjendje mjaft të mirë, dritaret e dyert e brendshme dhe sistemi instalimeve elektrike dhe hidraulike janë bashkëkohore. Në përgjithësi është një ambjent/apartament i mirëmbajtur dhe i pastër.
Cilësit "Ambjenti/Apartamentit": -ndonëse ndërtesa është konceptuar dhe ka patur si destinacion të vetëm banimin, por nga kati i parë dhe i dyti mbi tokë mund të shërbeje mjaft mirë edhe si ambjent biznesi, -madhësia funksionale neto e katit dytë prej 126m[SUP]2[/SUP], përmasat dhe forma e saj, lejojnë zhvillimin e një game të gjërë aktivitetesh dhe shërbimesh, -vendndodhja në zonën më qëndrore dhe më të mirë të Tiranës, -zonë me infrastrukturë të kompletuar dhe lehtësirat/lirshmëria e vizualiteti për ta gjetur dhe aksesit direkt me rrugën e Durrësit, -me shumë dritë dhe lehtësisht i ajrosshëm në mënyrë natyrale, -hapësira të majftueshme funksionale përreth ndërtesës etj.
Shfrytëzimi i mëparshëm dhe aktual: Apartamenti ka qenë i përdorur nga të zotët, që para privatizimit deri tani dhe aktualisht është i banueshëm, po nga të zotët, për arsye zhvendosje në një zonë tjeter, është nxjerrë në shitje.
Destinacionet/shfrytëzimit e mundshme: Ky ambient/njësi biznesi mund të shfrytëzohet për shumë destinacione/aktivitete biznesi: por më të volitshme do të ishin: -për klinika të ndryshme medikale, dentare, estetike-dermatologjike, -për laborator mjekësor e dentar, -për sallon parukeri-estetike, -për kurse gjuhëve të huaja, seminare, -për ambjent për call-centre, -për zyre marketingu, -zyre për kompanitë e mëdha, -për zyra të ndryshme studio ligjore, kontabël, -për zyre arkitekture e projektimi, programimi etj
Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie për sipërfaqen totale 126.5m[SUP]2[/SUP]. Apartamenti është i shitshëm në çdo moment.
Çmimi Shitjes: Shitet me 185'000 euro-€, i diskutueshëm, shitet pa mobilje dhe pa elektro-shtëpiake.
Adresa: Rr."Durrësit"/përballë Rr.ambasadave (Rr."Skënderbeg"/Sheshi "Adem Jashari")/brenda unazë qëndrore, 700m (8-min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" dhe 200m nga Sheshi "Zogu Zi". adgss
Cel:0696281433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio
(A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com

 


Contact WhatsApp
Back
Top