• Durrës,Shitet Ambjent/Njësi Biznesi, ideale klinik med, estetik,zyre etj,Kat2,P.Ri 8-kat, sip51m²,Cmim2'000€/m²,diskutu rr.Shoqëria Bashkimi, përball kompshit S.Noka

Cmimi Euro
102000
SHITET: Ambjent/Njësi-Biznesi, me sipërfaqe 51m2, në katin 2, në një Pallat të Ri 8-katësh, në rrugën "Shoqëria Bashkimi" prane kryqëzimit me rr."Andon Naço", përball Kopshtit "Sotir Noka" 200m nga rr."Dëshmorëve"/900m Stacioni Trenit, si dhe rrethë 900m nga Sheshi "Liria", Bashkia e Durresit.
Zona rr."Shoqëria Bashkimi" dhe rr."A.Naço": është një ndër zonat më të njohura dhe të populluara të qytetit të Durrsit, e mirë-integruar me të gjitha zonat dhe me arteriet kryesore urbane të qytetit. Kjo zonë është gjithashtu shumë afër/ngjitur me qendrën e Durrësit, e cila lidhet me shumë rrugë kryesore me qendrën. Kjo është një ndër zonat më të populluara dhe me qarkullim më të lartë të njerëzve dhe të mjeteve. Në këtë mikro-zonë gjenden shumë institucione të ndryshme sociale, arsimore, shëndetsore, si dhe janë zhvilluar shumë biznese.
Pallat Ri 8-katësh+. Pallati ku gjendet edhe "Ambjenti/Njësia" në shitje është ndërtuar rrethe viteve 2010-2012, me pozicion/pamje më të madhe nga veri-perëndimi( rr."Sh.Bashkimi") dhe veri-lindja(ku jane edhe hyrjet për në apartamente), i shtrirë në krahun e djathtë të rr."Sh.Bashkimi" 200m nga rruga kryesore "Dëshmorët", si dhe 900m nga qendra/Bashkia Durrës. Pallat i ri, me 6-kate+ banim, 2-katet e para sipërfaqe biznesi, si dhe një kat nën-toke parkim, me 2-hyrje(shkallë), me administrator, ashensor për 4-persona në çdo hyrje.
"Ambjenti/Njësia" në Shitje: ka një sipërfaqe prej 50.6m2], në katin 2-të, me hyrje/shkallë për ngjitje më vehte, nga rruga "Sh.Bashkimi"(krahu kundërt nga hyjne banoret), fasadë kryesore me pamje nga rruga, me shumë vizibilitet. Hyrja për në Njësi/Ambjent është më vehte, direkt nga trotuari/nëpërmjet 11-shkallëve që janë enkas për katin e 2-të, të çojnë hollin e katit dhe më pas në të majtë në pasazhin për në "Njësit", me viziblitet dhe pamje nga rruga/Kopshti "S.Noka".
Përbërja dhe Forma "Njësisë"/Pronës: "Njësia" përbëhet nga një hapsire-unike, ku nga pasazhi/ambjenti (përpara ''Njësive") futesh direkt në "Njësi", në sallën e madhe/unike, pa kollona në mes dhe në fund të hapsirës, majtas gjendet tualeti. Forma e "Ambjentit" është drejt-këndore, me përmasa të për-afërta rrethe 3.8m gjërësi/ ballore dhe rrethë 12m gjatësi/thellësi, si dhe lartësia/kubatura është rrethe 3.5m, në të gjithë hapsirën. Dyshemeja e "Ambjentit" është e shturar e në pjesën më të madhe me pllaka, përmasa mbi mesetaren, ngjyrë gri, muret të drejta, të patinuara dhe lyera me ngjyra të bardhë, ndërsa tavani është i drejtë, ndriçimi është kryesisht tavanor. Dera Hyrëse dhe e gjithë faqa ballore, komplet prej vetratë 2-kanatëshe(2-dyer), dopio-xham transparent, me sipërfaqe rrethë 13m[SUP]2[/SUP] që mundëson futjen e dritës dhe ajrimin e ambjentit.
Cilësit "Ambjentit/Njësisë"/Pronës dhe Destinacionet: -është në një pozicioni gjeografik mjaft i përshtatshëm për sukses të çdo lloje aktiviteti, -gjendet në një zonë të dendur me pallate të reja dhe ekzistuese,-shumë afër qendrës/rrugës kryesore të Durrsit "rr.Dëshmorëve", -është ambjent me vizibilitet/fasadë që mundëson reklamim, -është buzë trotuarit rrugës "Sh.Bashkimi", -përmasat dhe forma e ambjentit mundëson një përdorim për shumë aktivitete shërbimesh.
Përdorimi/gjendja e mëparshëm, e aktual, Destinacionet e mundëshme: Kjo pronë/ambjent më përpara është shfrytëzuar shumë pak dhe nga tërmeti i viti 2019 pallati ka patur disa probleme në mure dhe për pasoje janë ribërë sistemi hidraulik dhe aji elektrik. "Njësia", ka pak hapsira që duhen mbyllur dhe banjoja është pa paisjet hidro-sanitare. Destinacionet e mundëshme, të këtij Ambjenti/Sipërfaqe tregtare e më të volitshme do të ishin: -për klinikë mjekësore, dentare, dermatologjike etj, -për laboratorë mjekësorë e dentarë, -për studio estetike-parukeri, -për zyrë marketingu, -zyrë projektimi e studimesh, -për studio noteriale, avokatie-ligjore, kontabiliteti dhe konsulencash të ndryshme, -për magazin/depo farmaceutike shpërndarjes medikamenteve, artikuj të estetikës, -për magazin/depo pikë shpërndarje paisjesh mjeksore e dentare, -për veshje të reja dhe përdorura, enë-kuzhine, -për paisje elektro-shtëpiake, -për lokal bar-kafe, fast-food ...etj.
Dokumentacioni: "Njësia"/Ambjenti është me Çertifikat Pronësie,(si Njësi Tregtare,) shitet në çdo moment.
Çmimi Shitjes
: Shitet me 2'000 €/m2, i disponushem ne çdo moment.
Adresa: Në rrugën."Shoqëria Bashkimi" përball Kopshtit "Sotir Noka",/pranë kryqëzimit me rr."Andon Naço" 200m nga rr."Dëshmorët" dhe 900m nga Stacioni Trenit dhe 900m nga qendra Bashkia Durrësit, Durrës. adgss
*******************************************************************************

Cel: 069 62 81 433 adgss
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përballe Min.Jashtëme
Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top