• Vlore, ofrohet vend pune Koordinator Teknik

Koordinator Teknik – Green Coast
Company: Green Coast
Location: Vlora
Deadline: 19 Nov 2021


Pozicion Vakant
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Green Coast pjesë e Grupit BALFIN është një kompani e fokusuar në projektimin, ndërtimin, vënien në shfrytëzim, administrimin, mirëmbajtjen, operimin e Resorteve Turistike, zhvillimit të Objekteve dhe Fshatrave Turistike dhe njësive të hotelerisë.

Pozicioni: Koordinator Teknik
Departamenti: Teknik/Arkitekturë
Vendndodhja: Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit: Kryen detyra të caktuara projektimi për pjesë të ndryshme të projektit. Përgatit dosjet e lejeve zhvillimore dhe ndërtimore, ndjek përditësimin e layouts dhe bën verifikimet në terren në bazë të projektit nga ana e arkitekturës.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përpunon vizatime të planimetrive, pamje prerjeve, volumetrive dhe detajeve të objekteve në përputhje me kërkesat e detyrës së projektimit dhe udhëzimeve të drejtuesve të projekteve.
  • Mban lidhje të vazhdueshme me studiot e projektimit dhe drejtuesit të projektit
  • Krijon sipas udhezimeve të drejtuesit të projektit skica paraprake, duke përdorur software të përshtatshme projektimi (CAD, SchetchUp ), të cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës.
  • Shkëmben informacion të nevojshem dhe koordinon me Arkitektin e projektit, PM, Departamentin e Shitjeve dhe Administrimit si edhe me drejtuesit e ekipeve të zbatimit në terren.
  • Përgatit në kohe vizatime sipas kërkesave.
  • Përgatit vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij.
  • Njihet me zbatimin, projektin në terren, strukturën e kompanisë në tërësi, dhe të projekteve në zhvillim të Kompanisë.
  • Lexon projektet e të gjitha disiplinave, raportet dhe specifikimet teknike, për objektet në zhvillim.
  • Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve.
  • Detyra të tjera që mund të ngarkohen.
  • Hartimi i raporteve javore për ecurinë e projektit
  • Parashikon problematika dhe sugjeron zgjidhjet për to.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Arsim i Lartë në Degën: Arkitekturë ose Inxhinieri Ndërtimi
  • Aftësi mbi çështje të skemave organizative e funksionale të objekteve dhe detajeve të rifiniturës.
  • Aftësi për të koordinuar projektin me projektet e disiplinave të tjera Konstruksion, Elektrik, Mekanik.
  • Aftësi për të punuar në skuadër
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze,
  • Përdorimi i paketës Auto Cad, ScetchUp, 3D Max, Office, Photoshop,
  • Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në të njejtin profil

Kushtet e punes: Kompania Green Coast ofron një paketë benefitesh tërheqese, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dergojnë aplikimet e tyre deri në date 19.11.2021 në këtë
link

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top