• Durres, ofroj vend pune vend Ekonomist Llogaritar për ndërmarrje italiane

Contabile/Llogaritar për ndërmarrje italiane (për ndërmarrjet italiane)

Funksionet kryesore


  • Asistojnë në regjistrimet kontabël në sistemin informativ, programin e kontabilitetit të përdorur nga organizata;
  • Regjistrojnë të gjitha transaksionet financiare të një organizate që impaktojnë bilancin, pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, kapitalin, pasqyrën e fluksit të parave etj.;
  • Verifikojnë saktësinë, plotësinë dhe integritetin e të dhënave nga dokumentacioni mbështetës dhe shënimeve që kanë të bëjnë me pagesat, faturat dhe transaksionet tjera financiare;
  • Zgjidhin problemet që dalin gjatë punës, duke aplikuar njohuritë e tij personale, eksperiencën e fituar gjatë ushtrimit të detyrës dhe instruksionet e marra;
  • Përgatitin regjistrin e detyrimeve për pagesë me detajet e kreditorëve dhe kryerjen në kohë të të gjitha detyrimeve;
  • Kryejnë rakordimin e llogarive të pagueshme dhe llogarive të arkëtueshme me palët e treta, në periudha të caktuara kohore, duke ndjekur ecurinë e pagesave të klientëve dhe të organizatës;
  • Rakordojnë bankën dhe arkën;
  • Raportojnë tek mbikëqyrësi i tij;
  • Nxjerrin raporte të gjeneruara nga sistemi kontabël për rishikim nga mbikëqyrësi i tij;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat:

  • Të diplomuar ose në përfundim të arsimit të lartë në një nga programet e fakultetit të ekonomisë;
  • Zotërim i gjuhës italiane (B1).

Dërgoni CV tuaj në adresën
[COLOR=#ff0000]ceo@redonconsulting.al[/COLOR] ose kontaktoni në numrin WhatsApp +355676191992


Ne ju informojmë se të dhënat tuaja personale do të përpunohen në përputhje me legjislacionin e parashikuar nga Ligji Nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe trajtimi do të bazohet në parimet e korrektësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së privatësisë dhe të drejtat tuaja.
 


Apply WhatsApp
Back
Top