• Korçë-Pazari Korçës, Shitet Ndërtes/Ambjent biznesi me 2-kate, sip.njolla ndërtesës 100m2, truall i lire 576m2, Çmimi 500'000€, në Pazarin e Korçës /

Cmimi Euro
500000
Shitet: Ndërtes me Truall të lirë, Sipërfaqe Ndërtesës 100m[SUP]2 [/SUP]dhe Sipërfaqe totale Truallit 676m[SUP]2[/SUP]
Prona përbëhet nga:
-Ndërtesa 2-katëshe me njollë ndërtimi 100m[SUP]2[/SUP], e cila në fasadë është pjesë e kompleksit të Pazarit të Korçës dhe nga -Trualli i lire mbrapa ndërtesës prej 576m[SUP]2[/SUP] dhe në total sipërfaqa e truallit/tokës shkon në 676m[SUP]2[/SUP].
Zona Pazarit Korçës: Zona, ku gjendet Ndërtesa dhe Trualli është më e njohura në Korçë dhe më gjërë, si zona e Pazarit të Korçës. Kjo është aktialisht zona më historike dhe më dinamike e qytetit, e cila ndodhet në qender dhe përbën zemrën e qytetit të Korçës. Pazari i Korçës mjaft i njohur më parë (para viteve 1940) tashmë i rehabilituar /restauruar i gjithi si kompleks, i cili aktualisht është kthyer në një zonë mjaft atraktive si për vizitore/turiste dhe për shërbime restoracioni dhe aktivitete komerciale.
Pozicioni/Pamja dhe Madhësia e Ndërtesës dhe Truallit:
Ndërtesa aktuale gjendet në kompleksin e rehabilituar/restauruar të Parzarit të Korçës, buzë rrugicës "Petraq Nasi", në jug-lindje të Pazarit ose në këndin/cepin diagonal kur futesh në sheshin kryesor të pazarit dhe në perëndim kufizohet nga rruga "Naum Kristo Voskopoja" / "Negovani"
-Ndërtesa në ballore është e gjërë mbi 9 m dhe mbi 10 m në thellësi, aktualisht ndërtesa ka 3-hyrje (dyer) në ballore (njëra në formë harku). Kati dytë i ndërtesës, i mbuluar me çati, me tjengulla, aktualisht është fallco pasi nuk mund të shfrytëzohet.
-Trualli i lire nga mbrapa ndërtesës, pjesa që është lehtësisht e dukshme dhe e përcaktuar qartë ka formë drejtkëndore (të rrafshët), me përmasa të përafërta 35m x 15m, ndërsa një pjesë mbetet për të shërbyer si rrugë(nga mbrapa) që lidhet me rrugën "Naum Kristo Voskopoja"(Negovanit). Dy ndërtesat që kufizojnë truallin mbrapa janë kallkan/pa dritare (gjysma/vazhdim i pjesës ballores dhe krahu i jug-lindjes), ndërsa krahu perëndimor dhe jug-perëndim jane me murë rrethues.

Gjendja fizike dhe shfrytëzimi aktual i pronës: Ndërtesa në ballore 2-katëshe (e restauruar, si pjesë e kompleksit të Pazarit) është në gjendje relativisht të mire, në brendësi është e ndarë në 3-hapsira që komunikojne me njëra-tjetrën dhe me një dalje/derë për në pjesën e pasme/në Truallin e lirë. Ndërsa kati i dytë në gjendjen aktuale nuk mund të shfrytëzohet pasi ka nevoj për përshtatje dhe investime shtesë. Aktualisht kati i parë i ndërtesës shfrytëzohet/kujdeset nga një gur-punues. Ndërsa trualli mbrapa është i lirë, me disa pemë dhe ka disa mbetje inerte në sipërfaqe.
Dokumentacioni/Statusi Juridik: Prona/Trualli bashkë me Ndërtesën është me dokumentacion të rregullt, Çertifikat Pronësie(me disa bashkepronar, nga trashëgimia me vendim kthim prone), si Trualli dhe Ndërtesa 2-katëshe.
-Cilësit e Pronës/Truallit:-në një pozicionin gjeografik ndër më të mirët dhe në qendër të Korës/në ansamblin e Pazarit të Korçës, -me fasadë dhe akses si nga zona qëndrore e Pazarit ashtu edhe nga mbrapa; -madhësia optimale e truallit prej 676m[SUP]2 [/SUP]që mundëson ndërtimin e disa lloje objektesh /ndërtesash deri në 5-kate; -me kufij të përcaktuar qartë, të pronës; -me dokumentacion të rregull hipotekor, -me infrastrukturë rrugore/arteriet për rrethe të rindërtuara; -me mundësi aksesi/arritje edhe në këmbe nga çdo pikë/pozicion i qyetit të Korçes.
Destnacionet e mundëshme të përdorimit/shfrytëzimit të pronës: Referuar edhe planeve vendore urbasnistike kjo prone mund të ketë disa vlera përdorimi, duke ruajtjen edhe natyrën e kompleksit të Pazarit:
-Përdorimi për funksione hotelerie/ duke ndërtuar në pjesën mbrapa një hotel me 5-kate mbi tokë (referua edhe një ndërtese aktuale në anë me 5-kate) dhe 2 kate nën-toke.
-Përdorimi për funskione restoracioni, shtëpi-birrarie, prodhime brumi-pastiçerie duke shfrytëzuar hapsirat mbrapa, si dhe duke bërë disa përshtatje dhe investime jo të larta.
-Përdorimi për funksione argëtimi/jet-nate, si kabare/klube nate, buzuqe, diskoteke ...etj, pasi aksesi në këmb është i lehtë dhe mundësia e tërheqjes të turistëve/pushuesve, të cilët janë të instaluar në hotelet e qendrës së qytetit.
-Përdorimi për qëllime komerciale duke ndërtuar një qendër tregtare për produkte të ndryshme (ushqimore, ose jo-ushqimore) etj.

Kushtet e shitje: Prona shitet vetëm në vlere monetare, si një e tërë, e pa ndarë.
Çmimi i Shitjes: E gjithë sipëfaqa e truallit bashkë me ndërtesën shitet me 500'000 euro/€
Adresa Pronës: Në zonën e Pazarit të Korçës/rruga "Petraq Nase", në qendër të Korçës. adgss
**************************************************
A&D General Services Studio(A&D.G.S.S-Imobiliare) Real-Estate, adgss
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës tek D.P.Policise së Shtetit/përball Min.Jashteme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact
Back
Top