• Elbasan, ofroj vend pune Operator

Njoftim për vend të lirë pune

Balfin Group
është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.

Përshkrim i kompanisë: AES vepron në fushën e importit, eksportit, shitblerjen me shumicë dhe me pakicë të energjisë elektrike.

Titulli i pozicionit:
Operator Nënstacioni
Departmenti: Menaxhimit të Projekteve
Vendndodhja: Elbasan -Nënstacioni AES- pranë Uzines së Ferrokromit

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të mirëmbajë nënstacionin duke siguruar aktivitet ditor optimal të tij.
  • Të bëjë manovrime në skemë 110 apo 10kv sipas nevojës që do ketë uzina nga dalla ose në vend për celësat 110kv ose 10kv.
  • Të kontrollojë skemën skemën primare 110/10kv të nënstacionit, skemën e rrymës së vazhduar dhe atë të furnizimit të nënstacionit nga linja.
  • Të njohë skemën e komandimit të pajisjeve në distancë dhe në vend të cdo pajisjeje.
  • Të marrë masat e nevojshme në kushtet e ikjes së tensionit nga sistemi energjitik (sipas një rregulloreje të miratuar).
  • Të zbatojë rregulloren e brëndshme të nënstacionit dhe mënyrën e njoftimit në raste avarish apo defektesh.
  • Të raportojë tek personi përgjegjës i nënstacionit në cdo ndërrim turni në ora 08:00 dhe 16:00.
  • Të marrë pjesë në remontet e ndryshme që mund të ndodhin në nënstacion.
  • Të monitorojë targetat dhe të dhënat e pajisjeve të skemës primare sic janë celësat, transformatorët e fuqisë, të rrymës dhe të tensionit.
  • Të njoftojë përgjegjësin e nënstacionit për cdo problem që shfaqet në nënstacion.

Kualifikime dhe aftësi:


  • Të ketë mbaruar arsim të mesëm, elektrik ose të përgjithshëm (dokumente origjinale ose të noterizuar)
  • Të ketë njohuri ose të ketë punuar në të shkuarën punime në impiante të ndryshme elektrike, në montim ose shfrytëzimin e tyre.
  • ‎Të mbrojë grupin e pestë të sigurimit teknik (kjo bëhet pasi merret në punë nga inspektorë të sigurimit teknik ose dhe përpara).
  • Të ketë njohuri në përdorimin e kompjuterit dhe programeve bazë të tij.
  • Mosha 25-50 Vjec

Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.

Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 18 Nëntor 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
 


Apply
Back
Top