• www.studioligjore.al

Studio e Avokatisë "Tivari & Hareçari" ka për qëllim të saj të ofrojë shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe finaciare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.

Objektivi i studios ligjore T&H është të bëhet një pikë referimi për klientët, të cilët kërkojnë në çdo moment asistencë ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve nga më komplekset dhe parandalimin e tyre kur është e mundur.

Në punën tonë, ne udhëhiqemi nga fryma e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ngushtë profesional, duke u krijuar në këtë mënyrë klientëve një ambient, që ofron seriozitet dhe siguri.

SHERBIMET

· Konsulencë Juridike.
· Ofrojmë konsulencë ligjore në disa gjuhë të huaja.
· Përfaqësimi, mbrojtja apo çdo lloj konsulence ligjore ofrohet gjithashtu në gjuhën Angleze, Italiane dhe Turke.
· Përfaqësimin ligjor dhe avokati.
· Hartimin e dokumentacionit ligjor të të gjitha fushave të lejuara për ushtrimin e profesionit të avokatit.
· Përgatitja e kërkesë padive ose kërkesave gjatë proçedimit penal, si dhe e kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të Prokurorisë, Arbitrazhit ose të organeve të administratës publike.
· Përgatitja e kërkesave drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave Ndërkombëtare, dhe çdo organizmi në të cilin aderon Republika e Shqipërisë.
· Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizik ose juridik – Përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimeve noteriale.
· Hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe i çdo dokumenti tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike.
· Prania si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit, gjatë proçesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale.
· Përfaqësimi i personave fizik ose juridik në çështjet civile dhe administrative, në Gjykatë, në Arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.
· Veprime të tjera ndihmëse juridike që parashikohen në ligj.
· Ezaurimin e proçedurës ligjore për heqjen e Dekretit të Dëbimit (Ekspulsit) nga sistemi Shengen.

Tel & Fax: +355 52 22 70 85
Cel, WhatsApp & Viber: +355 68 40 55 889

www.studioligjore.info
www.lawfirmalbania.com
www.studioligjore.al

Adresa I: Lagja 2, rruga Sulejman Kadiu, pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Durrës.

Adresa II: Lagja 17, rruga Stefan Kaculini, pranë Kolegjit Eneida, Durrës.

Google Maps: Studio Ligjore Tivari ose TIVARI Law Firm
 


Contact WhatsApp
Back
Top