• Ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh Horeca - Rajoni Kosovë

HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Shitjeve me Shumice:

Perfaqesues Rajonal Shitjesh HoReCa (për Kosovë)

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Vendos dhe mban kontakte me bizneset private që operojnë në zonën gjeografike që ka nën përgjegjësi si dhe me bizneset e tjera në zhvillim.
  • Komunikon dhe prezanton gjithë produktet dhe shërbimet e Megatek-ut tek klientela në zonën që ka nën përgjegjësi. Identifikon, shqyrton dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
  • Kontribuon në zgjidhje “problemesh” duke ofruar zgjedhje të ndryshme.
  • Kryen vizita dhe kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe thirrjet telefonike) me gjithë bizneset private dhe filialet e tyre.
  • Siguron informacion të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për klientët e tij mbi produktet e reja dhe shërbimet e Megatek-ut .
  • Ruan njohuri të plotë dhe të thellë për gjithë klientët që janë në përgjegjësinë e tij.
  • Identifikon gjithë kompanitë ekzistuese konkurrente si dhe strukturën e tyre dhe monitoron së afërmi lëvizjet, produktet, çmimet dhe efektshmërinë e shërbimeve të tyre.
  • Garanton raportim në kohën e duhur dhe me saktësi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive në rast të shfaqjes së ndonjë problemi lidhur me ndonjë nga klientët e tij dhe monitoron së afërmi progresin e duhur deri në një zgjidhje finale.
  • Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Kriteret mininale
Edukimi:
Preferohet Diplomë Universitare në Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme
Eksperiencë pune:Të paktën 2 vjet përvojë pune në shitje.

Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
Aftësi kompjuterike:
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Aftësi të tjera:
-
Aftësi shume te mira në prezantim dhe komunikim
- Aftësi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
- Aftësi shume te mira per te negociuar
- Aftësi për t’u përshtatur shpejt me situata të reja

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni:

CV e detajuar


1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com ose kontakt 0696082318
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top