PDA

Trego pamjen e plotė tė : AL, Shkodėr njoftim Ftese per Oferte nga Dogana Shkoder (3,350,000 leke)



Tendera
05.12.2005, 08:58
lloji i njoftimit. : njoftim

Shteti............: AL,

Qyteti............: Shkodėr

REPUBLIKA E SHQIPERISE

MINISTRIA E FINANCAVE

DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE

DEGA DOGANORE SHKODER




FTESA PER OFERTE




Dega Doganore Shkoder me proceduren tender i hapur me fond limit prej 3.350.000 leke te vena ne dispozicion nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, kerkon oferta per:

“Realizimin e sherbimit te ruajtjes se objektit te Doganes se Shkodres”.


Kerkohet qe sherbimet te kryhen ne Degen e Doganes se Shkodres.
Kandidatet e interesuar mund te inspektojne dokumentat e tenderit ne zyren e Finances se Deges te Doganes Shkoder.
Nje kopje e plote e dokumenteve te tenderit mund te blihet nga kandidatet e interesuar me ane te nje kerkese me shkrim drejtuar entit prokurues ne zyren e cituar me siper dhe me pagesen e nje tarife te pakthyeshme prej 1.000 lekesh
Ofertat duhet te dergohen ne: Dega Doganore Shkoder
Afati i fundit i dorezimit te ofertave eshte data 15.12.2005 ora 10.00. Ofertat e dorezuara pas ketij afati do te refuzohen.
Ofertat duhet te shoqerohen nga dokumenta ligjore dhe administrative origjinale ose kopje te noterizuara si prove e kerkesave kualifikuese te percaktuara ne dokumentat e tenderit.
Sigurimi i ofertes ne shumen 84.000 leke duhet te dorezohet se bashku me oferten. Format e pranueshme te sigurimit jane pershkruar ne Dokumentat e Tenderit.
Ofertat do te hapen me date 15.12.2005 ne oren 10.00 ne Degen Doganore Shkoder
Perfaqesues te ofertuesve jane te ftuar te ndjekin hapjen e ofertave.