• Tirane, ofroj vend pune Punonjese Higjene

Njoftim për Pozicion Vakant


Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Operator Edukativ pranë Qendrës Komunitare EDEN

Pozicioni: Punonjëse e higjenës e qendres komunitare SHKEJ


Qëllimi i pozicionit: Punonjësja e higjenës së Qendres Komunitare është përgjegjëse për mirëmbajtjen ditore të higjenës në ambjentet e qendrës duke mbështetur në arritjen e misionit lehtësues dhe edukues të qendrës në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukim për Jetën.

Përgjegjësitë Kryesore:
Ä Mirëmban higjenën e përditshme të mjediseve të qendrës komunitare, përfshirë ato të ngrënies.
Ä Sistemon mjediset e përdoruesve/përfituesve të qendrës komunitare
Ä Ndihmon në ambjentet e ngrënies duke ngritur vaktet dhe larë enët.
Ä Nëpërmjet punës dhe komunikimit ndihmon në edukimin e fëmiijëve pjesmarrës në qendër.
Edukimi:
Ä Aplikanti/ja duhet të ketë arsim 8-vjeçar, preferohet të ketë punuar në ambjente sociale dhe edukative.

Eksperienca:
Ä Të ketë eksperienca të mëparshme në një punë të ngjashme.

Komunikimi:
Ä Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime rraciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Ä I/e aftë të komunikojë me grupe etnike (romë, egjyptianë etj.)
Ä Të ketë aftësi të mira përshtatje dhe komunikuese.
Ä Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme mardhëniet.

Aftësi personale:
Ä Të shfaqë fleksibilitet dhe motivim në punët që i ngarkohen.
Ä Të ketë aftësi të mira vetë- organizuese

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë një Curriculum Vitae (CV) në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org ose shkej@albmail.com ose dorazi në adresën Bulevardi "Zogui i I", brenda dt. 05.12.2011, ora 13.00,
Pallati 115, hyrja 2, kati 6, Ap. 39.

[FONT=&quot]
Te gjithë aplikantëve do tu komunikohen fazë pas faze zhvillimet e rastit.

[/FONT]
 


Apply
Back
Top