• Tirane, ofroj vend pune Specialist prane Burimeve Njerezore

ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:


Specialist pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore


Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:
Diplomë Universitare. Fakulteti i Ekonomisë përbën avantazh.
Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në fushën e Burimeve Njerëzore
Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi për të punuar në grup

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Letër Interesi

Afati i aplikimit: 25 janar 2012

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:

Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al
__________________
 


Apply
Back
Top