• Shqiperi, Programi “Bota e Ndryshimit”

Programi “Bota e Ndryshimit”: “Bota e Ndryshimit” është një inciativë unike bamirësie që është ideuar e zbatohet nga Fondacionet Vodafone anembanë globit. Ky program kërkon nga individi kandidues të zbulojë në pasionin, kapacitetet dhe eksperiencat e saj/tij personale se çfarë ndryshimi mund të sjellë në jetën e njerëzve në nevojë, si dhe të propozojë një organizatë jofitimprurëse që të pranojë e ta mbështesë këtë nismë. Aplikantit që shpallet fitues i jepet mundësia të punojë në zbatimin e projektit të tij/saj pranë organizatës të përzgjedhur për një periudhë kohe maksimale 12 mujore, duke përfituar pagë të propozuar në aplikim dhe mbulimin e shpenzimeve operative për përmbushjen e detyrave gjatë kësaj sfide. Informacione më të detajuara gjenden në faqen e internetit të Vodafone Albania, www.vodafone.al/foundation

Aplikantët për Programin “Bota e Ndryshimit”: Nëse keni pasionin, entuziazmin, dedikimin dhe motivimin për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve në nevojë; Nëse zotëroni aftësitë, njohuritë dhe cilësitë e duhura për ta realizuar atë ndryshim në bashkëpunim me organizatën e përzgjedhur, aplikimi juaj në programin “Bota e Ndryshimit” ju jep një mundësi për të përqëndruar të gjitha energjitë tuaja në çështjen që me të vërtetë ju intereson për të punuar me kohë të plotë përgjatë periudhës së propozuar, duke shpresuar që kur të përfundojë ky vit pune, ju do të keni lënë pas një “Botë” tashmë të ndryshuar nga vetë ju.

Dokumentacionet e kërkuara: Aplikanti i programit “Bota e Ndryshimit” mund të jetë çdo qytetar shqiptar që zotëron shumë mirë gjuhën angleze, që paraqet projekt propozimin e tij/saj dhe formën e aplikimit. Bashkë me aplikimin, aplikanti duhet të dorëzojë dëshminë e pranimit të një Organizate Jofitimprurëse të regjistruar në Shqipëri e përzgjedhur nga vetë aplikanti, e cila pranon zbatimin e projektit brenda kuadrit të programit të kësaj organizate. Duhen dorëzuar gjithashtu dokumente identifikimi të organizatës (kopje të vendimit të gjykatës, aktin e themelimit, statutin, NIPT, deklaratën e Bankës, vërtetimin nga Drejtoria e Tatim -Taksave që organizata nuk ka detyrime të pashlyera, si dhe dokumenta shtesë apo referenca të kërkuara nga Fondacioni. Aplikanti duhet të paraqesë përshkrimin e detyrave të punës së saj/tij, dëshminë personale të penalitetit si dhe CV-në. Projekt propozimi duhet të përfshijë gjithashtu propozimin për pagën mujore të aplikantit, shpenzime të tjera operative për kryerjen e detyrave prej aplikantit përgjatë vitit, planin e aktiviteteve të projektit si dhe planin e komunikimit. Aplikanti duhet të zbatojë rregullat dhe ligjet në fuqi për sigurimet shoqërore e taksat. Të gjitha shifrat/të dhënat financiare duhet të shprehen në Lekë. Udhëzimet për shkrimin e Projekt-propozimit do t’ju dërgohen elektronikisht (email), pasi të na shprehni kërkesën tuaj në adresën elektronike të FVA, foundation.al@vodafone.com

Me miratimin e projektit prej FVA, fituesit të programit “Bota e Ndryshimit” do t’i kërkohet të paraqesë kontratën e punës të nënshkruar mes saj/tij dhe Organizatës Jofitimrurese. Vetëm aplikimet e miratuara nga FVA do të jenë subjekt për nënshkrimin e marrëveshjes tripalëshe (përkatësisht mes FVA, Organizatës Jofitimprurese dhe fituesit për zbatimin e projektit) si dhe të marrë trajnimet përkatëse.

Kohëzgjatja e Projektit: Projekti duhet të ketë një kohëzgjatje maksimale 12 mujore. Projektet e aprovuara duhet të planifikohen për të filluar jo më herët se 1 Maj 2012.

Periudha e Aplikimit: 10 Nentor 2011 – 30 Janar 2012; Periudha e intervistave seleksionuese: 13 Shkurt – 16 Mars 2012. Shpallja e fituesve deri me 30 Mars 2012.

Aplikimet të dorëzohen në adresën: Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Vodafone House, Tiranë, dhe njëkohësisht të dërgohen eletronikisht tek foundation.al@vodafone.com

Për më shumë informacion, ju lutemi të vizitoni faqen e internetit të sipër-përmendur ose kontaktoni me zyrën e Fondacionit Vodafone Albania
nga e hëna në të premte prej orës 9:00 – 17:00 në adresën:
Autostrada Tiranë-Durrës,
Rruga Pavaresia,
Nr 61, Kashar,
Tiranë
Tel. (04) 2283268
Fax. (04) 2283333
Email: foundation.al@vodafone.com
I www.vodafone.al/foundation
 


Apply
Back
Top