• Megatek ofron nje vend pune ne pozicionin e Arkitektit për Departamentin e Hipermarketit

HISTORIKU
MEGATEK është një Hipermarket i tipit “Do It Yourself”, që ofron shitje me shumicë dhe pakicë të materialeve për ndërtimin dhe dekorimin e ambienteve.

Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Hipermarketit:


Arkitekt/e

Detyrat dhe Pergjegjesite
  • Prezanton idete dhe konceptet per permiresimin e paraqitjes se dyqanit.
  • Mbeshtet punonjesit e hipermaketit ne negociata me klient ku ekspertiza e arkitektit eshte e nevojshme.
  • Bashkepunon me Supervizoret e Hipermarketit dhe menaxheret e produkteve per ekspozimin e produkteve te reja ne departamentin perkates.
  • Mirepret klientet dhe diskuton me ta rreth kerkesave te tyre.
  • Interpreton nevojat e klientit dhe zhvillon koncepte per t’ju pershtatur nevojave te Klienetit.
  • Vlereson kohen e duhur per kryerjen e punes dhe paraqet preventivat per klientet.
  • Perdor nje varg te gjere mjetesh duke perfshire fotografine dhe ndihmen e dizenjimit kompjuterik me qellim realizimin e idese apo konceptit.
  • Ofron ide dhe projekte per ekspozime te ndryshme te produkteve dhe pregatitjen e broshurave.
  • Punon si pjese e grupit me fotografe, dizenjues te tjere dhe specialist te marketingut per projekte te ndryshme promocioni qe mund te nderrmeren ne Megatek.
  • Mendon ne menyre krijuese per te prodhuar ide dhe koncepte te reja, zhvillon projekte dizenjimi duke grumbulluar informacion dhe te dhena per te qartesuar ceshtjet e dizenjimit.
  • Percjell tek manaxheri i hipermaketit dhe ne takimin e perjavshem me prokurimet nevojat dhe komentet e klienteve
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara

Edukimi:
Preferohet Diplome Universitare ne Arkitekture
Eksperiencë pune: Eksperience pune ne subjekte te ngjashme, jo me pak se 1 vit.
Disponueshmeria: Me Turne (Turni I Pare dhe I Dyte)

Aftësi të tjera:

·Aftesi grafike.
·Te jete largpames ne praktikimin e ideve te tyre.
·Aftesi te mira komunikuese
·Aftesi te mira tregtuese.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail:
humanresources@megateksa.com ose kontakt në 069 60 82 318.

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top