• Kurset e trajnimit perinatal per grate shtatzane dhe nenat e reja

Kurset e trajnimit Perinatal - nga Philips Avent Albania


Për herë të parë në Shqipëri zhvillohen falas kurse të trajnimit perinatal, dedikuar kujdesit ndaj shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Projekti i trajnimeve perinatal (periudha para, gjatë dhe pas lindjes së fëmijës), me iniciativën dhe sponsorizimin e Philips Avent, në bashkëpunim me SUOGJ “Koço Gliozheni”, ka për qëllim edukimin e grave shtatzanë dhe nënave të reja për kujdesin ndaj vetes dhe fëmijës së tyre. Këto kurse synojnë t’u ofrojnë pjesëmarresve njohuri dhe fakte të rëndësishme për trajtimin para, gjatë dhe pas lindjes, duke stimuluar rritjen e shkallës së informimit dhe kulturës së përgjithshme mjekësore te gratë shtatzanë dhe te nënat e reja, si edhe promovimin e kujdesit perinatal në Shqipëri.

Trajnimi zhvillohet nga një staf i pregatitur profesional, me metodat më të reja interaktive dhe në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, në shoqërinë edhe të psikologut klinik.
Pas trajnimit, të gjitha gratë pajisen me materiale informative dhe edukuese si edhe me dhurata për bebet e tyre.

Çështjet kryesore që trajtohen në trajnim janë: ushqyerja me qumësht gjiri, ushqyerja e bebes me shishe, higjena dhe mënyrat e sterilizimit, shqetësimet e foshnjeve, shëndeti dhe stili I jetës për nënat e reja, depresioni postpartum, e shumë tema të tjera me një rëndësi të veçantë për edukimin e grave shtazanë dhe nënave të reja.

Trajnimet e rradhës do të zhvillohen në datat:

9 nëntor 2011 ora: 11:00
23 nëntor 2011 ora: 11:00
7 dhjetor 2011 ora: 11:00
21 dhjetor 2011

në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Kati i 6-të, Salla e Mbledhjeve

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë zyrtare në Facebook:

http://www.facebook.com/philipsavent.albania

Tel. : 042380053
 


Contact
Back
Top