• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Agjensia Ejal-Partners pjesë e Ejal Albania kërkon të punësojë:
Titulli i postimit: Menaxher Projekti (2 Persona)
Kategoria drejtues: Menaxher
Lloji i punës: Full Time

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive

Funksioni kryesor dhe bazik i menaxherit të projektit është që të sigurohet që veprimtaritë kryesore të kompanisë të rrjedhin normalisht dhe janë të koordinuara me njëra-tjetrën. Po ashtu duhet të sigurohet që të gjitha proçedurat dhe kontrollet e vendosura po funksionojnë dhe po implementohen nga përsonat përgjegjës në kohën e duhur.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
· Të identifikoj nevojat për resurset shtesë qoftë humane qoftë teknike për të arritur objektivat e vëna,
· Të hartoj një plan (sasior) të shitjeve sipas pikave shitëse,
· Përgatit raporte javore dhe mujore mbi shitjet sipas pikave shitëse dhe i krahason ato me planifikimet (në vlera sasiore),
· Të bashkërendoj veprimet e nevojshme, për arritjen e objektivave të vëna,
· Të ekzekutoj politikat e shitjes dhe të blerjes, respektivisht të bëjë organizimin e të gjitha resurseve,
· Menaxhimi i përkrahjes teknike, për zgjidhjen e çdo problemi,
· Zbaton strategjitë e marketingut të kompanisë me qëllim rritjen e shitjeve dhe promovimit të kompanisë,
· Të kryej porosi direkte për furnizim me produkte,
· Të menaxhoj stafin i cili direkt është i involvuar në rrjetin e shitjes,
· Përgatit raporte mbi performancën e stafit në baza periodike,
· Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, ju komunikon për pritshmëritë e kompanisë,
· Të ndjek dhe zbatoj të gjithë proçedurat e brendshme të kompanisë dhe të sigurohet për zbatimin e tyre nga stafi në varësi.

Aftësi dhe cilësi

· Të ketë kryer studimet e larta, Marketing ose profike të ngjashme,
· 3 – 5 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin profil,
· Njohuri dhe përvojë në administrimin efektiv,
· Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit,
· Të mendoj në mënyrë kritike dhe tu japi zgjidhje problemeve,
· Aftësi komunikuese,
· Të jetë e gatshme të punoj në grup,
· Të menaxhojë konfliktet,
· Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel, Power Point),
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane (e folur dhe e shkruar).
· Të ketë leje për drejtimin e makinës (Klasi B), do të duhet të ketë makinën e tij.

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.
Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (CV, Letër Motivimi dhe Referenca) në adresen e email-it: ejalpartner2016@gmail.com
Aplikimet mbyllen më 15 Korrik 2016.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top