• Durres, Sherbim Klienti prane Stacionit Ecovolis

ECOVOLIS KËRKON TË RINJ, PLOT ENERGJI DHE VULLNET PËR TË SJELLË NDRYSHIME POZITIVE NË QYTETIN E DURRESIT.

Ecovolis është një iniciative e organizatës PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me biçikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Durresit. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të zgjerimit të shërbimit, Ecovolis ofron mundësi punësimi në pozicionin Shërbim Klienti pranë stacionit Ecovolis. Puna është në terren, në stendën Ecovolis.

Orari i punës (08:00-15:00 / 15:00-22:00)

Përgjegjësitë kryesore:
1. Të koordinojë punën logjistike të stacionit.
2. Të komunikojë qartë shërbimin dhe projektin Ecovolis.
3. T’i kthej përgjigje pyetjeve të qytetarëve për shërbimin dhe tarifat.
4. Të mirëmbajë satcionin Ecovolis.
5. Të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit dhe ndërgjegjësimin e publikut për këtë shërbim.
6. Të mbaj komunikim me punonjësit e tjerë të rrjetit Ecovolis.

Kërkesat:
1. Aftësi shumë të mira organizuese
2. Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe komunikuar
3. Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
4. Të ketë iniciativë
5. Aftësi për të punuar në grup

Ju ftojme te aplikoni per t'u bërë pjesë e një skuadre shumë të përkushtuar, e dashuruar me mjedisin & shumë kreative.

Ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën info@ecovolis.com

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:

Tel: 044 502574
Cel: 069 5853706 (vclub) / 069 61 30440 (vclub)

Ju mirëpresim,
Skuadra Ecovolis
 


Apply WhatsApp
Back
Top