• Tirane, ofroj vend pune part time Mesuese e Ciklit te Ulet



Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re. Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Mësues i Ciklit te Ulet në SOS Shkollën “Hermann Gmeiner”. (me kohe te pjeseshme)

Mësuesi i Ciklit te Ulet zhvillon dhe siguron implementimin e Programeve të Ciklit te Ulet në përmbushje të objektivave të programit perkates mësimor.

Përgjegjësitë:
1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo nxënësi si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
2. Administron sjelljet e nxenësve brenda dhe jashte klasës
3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie bashkepunimi me prindërit, në drejtim të progresit të fëmijës, duke evidentuar nevojat dhe talentet.
4. Drejton zhvillimin e tij (mësuesit) profesional nëpërmjet studimeve individuale, kurseve trainimeve, takimeve, seminareve
5. Mbështet profesionalisht programet jashtë programit mësimor si dhe aktivitetet e organizuara në kuadër të programeve komunitare.

Kërkesat për kandidatët
  • Arsim i lartë – dega Cikel i Ulet
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushen e e Arsimit
  • Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa.


Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 17.09.2011 në Zyren Nacionale (adresa e meposhtme) një Letër Interesi, nje Reference dhe një Curriculum Vitae. Gjithashtu aplikimet mund te dergohen me e-mail ne adresen: [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]enkeleidatefa@soskd.org.al[/COLOR][/FONT]


Zyra Nacionale Tel: + 355 4 2415972
Rruga “Mahmut Fortuzi”, Nr. 10 Tirane, Shqiperi



 


Apply WhatsApp
Back
Top