• Tirane, ofroj vend pune Marketing, Shitje

Pershkrimi i punës:

Studim tregu, analizë e cmimeve të produkteve të kompetitorëve dhe produkteve të tjera analoge. Studimi i sgmenteve të ndryshme të tregut dhe krijimi i segmenteve te reja.
Takim me klientët, analizimi dhe përmbushja e kërkesave dhe nevojave që ata kane, si dhe mirëmbajtja e shportës së tyre të produkteve dhe optimizimi i saj.
Përkujdesje për magazinimin e produkteve në dyqan si dhe shtjëen e tyre dhe punë të ndryshme në zyrë.


Aftësitë e kandidatit:

Ky pozicion pune i përshtatet personave qe ndihen komod në mjedis tregu që është vital dhe jo monoton, që janë të aftë të punojnë dhe në mënyrë të pavarur dhe të vetë manaxhojnë kohën e tyre në funksion të optimizimit të shërbimeve që ne i ofrojme klientëve tanë si dhe të produkteve që ne ofrojme. Kandidati duhet të mos vuajë nga alergjitë që vijnë për shkak të kafshëve shtëpiake, pasi produktet dhe shërbimet tona i përfshijnë ato. Ai duhet të ketë Patentë të vlefshme.


Të mira që rrjedhin nga ky pozicion:

Kryerja në praktikë e teorive të ndryshme ekonomike të studimit të tregut. Mjedis pune dinamik dhe social ku punës në skuadër i jepet e njëtjta rëndësi si dhe përparimit të aftësive individuale. Mbulimi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që në ditën e parë të punës si dhe lejet vjetore. Vendodhja e punës jo shumë larg qëndrës dhe institucioneve kryesore.

Të interesuarit, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në afresën e emailit: petz.albania@gmail.com
 


Apply
Back
Top