• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Telefonise

ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Drejtor i Telefonisë

Detyra të përgjithshme:

  • Drejtim dhe mbikëqyrje e funksioneve te Departamentit të Telefonisë.
  • Supervizon, planifikon dhe zhvillon shitjet e kompanisë për telefoninë.
  • Mirëmban klientët e biznesit të telefonisë.
  • Në bashkëpunim me departamentet e tjera zhvillon produkte të tjera telefonie, oferta.
  • Garanton plotësimin e objektivave të shitjes së telefonisë sipas periudhave të caktuara.
  • Raporton mbi ecurinë e produkteve, shërbimeve, procedurave dhe politikave të ndjekura
  • Harton fushatën e promovimit, strategjitë e marketingut dhe daljes në treg.
  • Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve.

Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kerkuara:

  • Diplomë Universitare në Manaxhim Biznesi. Fakulteti i Inxhinierisë së Telekomunikacionit përbën avantazh
  • Të paktën 2 vjet eksperiencë pune në fushën e Manaxhimit, Marketingut, Telekomunikimit apo Shitjes
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze. Gjuha e dytë e huaj përbën avantazh
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
  • Listë Notash e Noterizuar
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
  • Letër Interesi

Afati i aplikimit: 10 Korrik, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:

Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al
 


Apply
Back
Top