• Tirane, ofroj vend pune Specialist Sherbimi me Kliente

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.



Ne kërkojmë të punësojmë për degët tona në Durrës,Fier, Vlorë, Lezhë,Tiranë :


Specialistë Shërbimi me Klientët

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Shërbimi i klientëve, sipas njohurive më të mira mbi produktet dhe shërbimet që banka ofron.
· Saktesi dhe shpejtësi në kryerjen e transaksioneve jo cash dhe cash.
· Njofton klientët për shërbimet dhe produktet e bankës që përputhen me nevojat e tyre.
· Suport për degën duke njohur mirë proceduren dhe procesin për transaksionet cash me klientët.
· Përgjegjës për procesin e disbursimit dhe proceset e lidhura me të.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


· Diplomë universitare.
· Eksperiencë të mëparshme të ngjashme.
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe dëshirë për të punuar në grup.
· Aftësi të mira organizative dhe ndërpersonale.
· Njohuri shumë të mira kompjuterike.



Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 6 qershor 2011 , në adresën e emailit: [I][FONT=Arial][COLOR=#0000ff]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/COLOR][/FONT][/I]

Tel. : Burime_njerezore@procredi

Cel. : Burime_njerezore@procredi
 


Apply
Back
Top