• Tirane, ofroj vend pune Specialist për Sektorin e Individëve Privatë

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.
Ne kërkojmë të punësojmë për Zyrat tona Qendrore një:



Specialist për Sektorin e Individëve Privatë

Përgjegjësitë tuaja kryesore:
· Përgjegjës për rezultatet e biznesit lidhur me klientët pagamarrës ne ProCredit.
· Monitorimi i zhvillimit të portofolit duke i ofruar këtij target grupi produktet dhe shërbimet e nevojshme.
· Monitorimi i aplikimeve dhe suporti i degëve për gjenerimin e kërkesave për produktet.
· Përgatitja e propozimeve për zhvillimin e strategjive të reja në përputhje me planet dhe nevojat e biznesit për këtë target grup.
· Zhvillimi dhe vlerësimi i metodologjisë së klientit.
· Propozimi i produkteve dhe procedurave të reja me qëllim përmirësimin e shërbimeve bankare dhe të sigurojë një nivel të lartë konkurrence.
· Monitorimi i rezultateve të këtij target grupi dhe mbështetjae degëve sipas nevojave.
· Analizimi i zhvillimit të tregut dhe propozimi i ndryshimeve në procedura, produkte ose kushtet e ofruara për ta.
· Analizimi dhe vlerësimi I përfitueshmërisë së klientëve, si dhe propozimi dhe sugjerimi i strategjive dhe veprimeve për rritjen e përfitueshmërisë.
· Përgatitja e raporteve mujore për të gjitha çështjet lidhur me sektorin e Individëve Privatë.dhe dhënia e sugjerimeve lidhur me zhvillimin e produkteve dhe srategjive të reja.
· Trajnimi i stafit front office, duke përgatitur prezantime si dhe duke lektuar.,
· Prezantim i kujdesshëm i informacionit të marrë lidhur me çështje të diskutueshme në mënyrë që të merret një vendim i duhur nga drejtori i sektorit.
· Mbështetje në çdo kohë e degëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë Universitare në Ekonomik.
· Eksperiencë të mëparshme mbi 2 vjet në institucion bankar.
· Aftësi shumë të mira negociuese dhe analitike.
· Aftësi të mira ndikuese dhe komunikuese, organizative dhe ndërpersonale.
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe njohuri kompjuterike.
Ne mund t'ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 15 qershor 2011, në adresën e e-mailit:
Burime_njerezore@procreditbank.com.al

Tel. : burime_njerezore@procredi

Cel. : burime_njerezore@procredi
 


Apply
Back
Top