• Tirane, ofroj vend pune Specialist per Sigurine dhe mbrojtjen Elektronike

Grupi ProCredit perfshin 21 institucione financiare te cilat fokusohen ne sigurimin e sherbimeve bankare per biznese shume te vogla, te vogla dhe te mesme ne ekonomite ne tranzicion dhe vendet ne zhvillim. Per keto biznese ne perpiqemi te jemi "banka partnere", e cila ofron sherbime financiare transparente dhe gjitheperfshirese. Rritja e ketyre bizneseve kontribuon ne zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve te reja te punes.

Perveç kesaj perpiqemi per te zhvilluar nje kulture kursimi midis individeve private dhe per te ofruar sherbime te pergjegjshme dhe transparente bankare per ata qe jetojne dhe punojne ne zonat ne te cilat ne operojme.

Ne kërkojmë të punësojmë tek zyrat qëndrore:


Specialist për “Sigurinë dhe mbrojtjen elektronike”



Përgjegjësitë tuaja kryesore:

  • Përcakton masat që duhen marrë për sigurinë dhe mbrojtjen elektronike të objekteve, mbështetur në planimteritë dhe vizitat në objekte.
  • Përgatit projektet e sigurisë dhe mbrojtjes elektronike të objekteve të reja, objekteve në rikonstruksion, duke përcaktuar dhe koston ekonomike. Përcakton në planimetritë e objekteve ekzistuese, objekteve te reja dhe të rikonstruktuara, pozicionet e instalimit të elementeve të mbrojtjes elektronike sipas sistemeve përkatese dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
  • Përgatit praktikën e nevojshme dokumentare për mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike.
  • Ndjek marrëdhëniet kontraktuale për mirëmabjtjen e sistemeve të sigurisë dhe mbrojtjes elektronike dhe instalimin e sistemeve të reja, duke zbatuar kushtet e saj për funksionimin normal të sistemeve. Mbikqyr kryerjen e punimeve instalative të kompanive të kontraktuara për implementimin korrekt të sistemeve të sigurisë sipas projektit të përgatitur.
  • Kontrollon në vazhdimësi funksionimin e sistemeve elektronike dhe përgatit praktikat e nevojshme dokumentare për riparimin e defekteve.
  • Programon dhe riparon defekte të sistemeve elektronike të instaluara.
Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kurioze per vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në Inxhineri Elektronike, Elektrike apo Informatike.
· Eksperiencë e mëparshme të paktën 3 vjet.
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze si dhe programet kompjuterike në nivel të avancuar.
· Aftesi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të punuar ne grup.
· Aftësi administrative për përgatitjen e praktikave dokumentare por dhe aftesi profesionale në riparimin e defekteve.
· I mirë-organizuar, i hapur dhe me dëshire për të mësuar.


Ne mund t'ju ofrojme nje pune interesante dhe sfiduese ne nje ambient dinamik, nderkombetar, i cili karakterizohet nga nje kulture e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja te aplikimit duhet te tregojne qarte arsyen se pse ju mendoni se jeni te pershtatshem per pozicionin per te cilin po aplikoni. Keto duhet te perfshijne formën tonë standarde të CV-se dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj per aplikiminduke iu referuar faqes sone nderkombetare www.procredit-holding.com dhe faqes se bankes sone www.procreditbank.com.al.


Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen nga ana e Sektorit te Burimeve Njerezore dhe do te ftohen te marrin pjese ne nje prove vleresimi. Njohuri baze ne matematike dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore te gjuhes angleze do te kontribuojne pozitivisht ne kerkesen tuaj.



Kerkesa juaj duhet te dergohet brenda dates 20 maj 2011, ne adresen e e-mailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al


Tel. : Burime_njerezore@procredi

Cel. : Burime_njerezore@procredi
 


Apply
Back
Top