• Tirane, ofroj vend pune Leasing Specialist

ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtare, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipëri: TEG- 180 dyqane dhe QTU- 90 dyqane.


ACREM kërkon të punësoj : Leasing Specialist

Përshkrim i Pozicionit të Punës

Specialisti i Departamentit Leasing në Qendrat Tregtare është personi përgjegjës për gjetjen e klientëve të rinj dhe zhvillimin e takimeve të ndryshme me qeramarrës potencial per kioska dhe ATM, arkëtimin në kohë të të ardhurave mujore për keto kategori, mirëmbajtjen dhe përditësimin e kontratave të qerasë dhe databasave të ndryshme, mirëmbajtjen e marrëdhënieve ditore me klientët dhe qeramarrësit sipas objektivave të departamentit. Gjithashtu ndihmon për arritjen e objektivave dhe targetin e përcaktuar për qeradhënien e hapsirave. Raporton tek menaxheri I departamentit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Kryen formulimin dhe përditësimin e databasave për promocionet, kioskat dhe ATM-të.
• Përgatit kontratat për promocione dhe kioska, si dhe kujdeset për termat dhe kushtet e kontratave të promocioneve/kioskave dhe ATM-ve.
• Organizon dosjet e kontratave të qerave (njësive të dyqaneve, promocioneve, kioskave dhe ATM-ve) dhe kryen hedhjen dhe përditesimin e kontratave në intranet të aksesueshme nga punonjësit e kompanisë.
• Zhvillon takime informimi dhe negocimi për vendosjen e kushteve të promocioneve me klientë të interesuar për të zhvilluar promocione.
• Kryen raporte javore për ecurinë e promocioneve/kioskave dhe ATM-ve, si dhe të ardhurave nga promocionet dhe kioskat.
• Ndjek ecurinë ditore të stendave të kioskave, si dhe komunikon me klientët për cdo problem me promocionet dhe kioskat për zgjidhjen e tyre.
• Koordinon me departamentet e kompanise si: te sigurisë, teknikës dhe marketingut; per kërkesat e ndryshme të qeramarrësve të stendave/kioskave.
• Përpilon dhe transmeton tek qeramarrësit njoftimet që lidhen me promocionet/kioskat dhe ATM-të.
• Kërkon në mënyrë të vazhdueshme për klientë të rinj për promocione/kioska dhe ATM.


Edukimi/Kualifikimi & Eksperienca


• Të ketë I diplomuar ne Fakultetin e Drejtesise Profili Jurist, ose Administrim – Biznes, Profili Menaxhim
• Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 3 vjecare në fushat e mësipërme,
• Studimet Master dhe trajnimet në këto fusha përbëjnë avantazh,
• Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, Italiane.

Aftësitë

• Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit dhe të bashkëpunimit në grup,
• Të ketë aftësi shumë të mira organizuese,
• Të jetë person energjik dhe me vetëmotivim të lartë,
• Të ketë aftësi dhe pavarësi në vendimarrje brenda kompetencave të pozicionit,
• Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale.

Mbyllja e aplikimit : 05/05/2015
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë CV në adresën email :
hracrem@acrem.al

ku në subject të specifikohet saktë emërtimi i pozicionit të punës për të cilin aplikojnë


Ju njoftojmë se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top