• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Aktualisht ne jemi duke rekrutuar për të punësuar pranë zyrave tona qëndrore në Tiranë, Sektori Marketing :

Specialist Marketingu

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Përgjegjës për krijimin dhe ruajtjen e një standarti design të unifikuar të degëve të rrjetit tonë.
· Përgjegjës për të gjitha përgatitjet e marketingut për hapjen e një dege të re apo agjenci.
· Monitoron dhe raporton mbi statusin e procesit të punës dhe materialeve të marketingut të prodhuar për të gjitha degët e reja.
· Përgjegjës për koordinimin dhe shpërndarjen e materialeve të marketingut në të gjitha degët tona në bashkëpunim me Sektorin administrativ dhe të njësive të tjera të biznesit.
· Kryen vizita të rregullta në degë sipas axhendës marketing.
· Koordinon të gjitha materialet për aktivitetet e degës dhe merr pjesë në këto aktivitete.
· Përgjegjës për monitorimin dhe raportimin e komunikimit të jashtëm të premisave të Marketingut.


Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


· Diplomë universitare në Ekonomi.
· Aftësi të mira drejtuese, ndikuese dhe komunikuese.
· Aftësi të mira organizative dhe ndërpersonale.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
· Njohuri shumë të mira kompjuterike.

Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.

Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 18 prill 2011 , në adresën e emailit: [I][FONT=Arial][COLOR=#0000ff]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/COLOR][/FONT][/I]
 


Apply
Back
Top