• Tirane, ofroj vend praktike Koordinator

EUNACAL është një institut i studimit të politikave publike i angazhuar në promovimin e mirëqeverisjes dhe demokracisë diskursive në Shqipëri duke trajtuar bërjen e politikave publike në tre nivele të qeverisjes (europian, nacional dhe local).

Instituti EUNACAL ka hapur tetë pozicione praktike për studentët dhe të sapodiplomuarit me njohuri të shkëlqyera dhe me përvojë në Analizën e Politikave Publike, Koordinim Eventesh, Marketing, PR, Dizajn dhe ICT.

  • Kohëzgjatja e parashikuar: 3 muaj, 20 orë/javë
  • Data e fillimit: shkurt ose mars 2011
  • Lloji i punës: pa pagesë
  • Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2011

Tetë pozicionet e ofruar janë pa pagesë. Pas periudhës tre mujore, bazuar në performancën e tyre, praktikantët do të konsidorohen për një pozicion pune me kohë të pjesshme, të paguar.

Për më shumë informacion mbi pozicionet e ofruara dhe aplikimin vizitoni www.eunacal.org/sq/karriere

Tel. : +355 4 480 7843
 


Apply WhatsApp
Back
Top