• AL, Elbasan ofroj vend pune Supervizor Rajonal Shitje dhe Punonjes Shitje.

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Elbasan

INTERBRANDS Sh.A.
Distributor i vetëm i disa kompanive të njohura ndërkombëtare ne Shqipëri, së fundmi ka lidhur kontratë distribucioni me një ndër kompanitë më të mëdha prodhuese të cigareve në botë dhe është i interesuar të punësojë në pozicionet si më poshtë:

Supervizor Rajonal Shitje
Kandidati duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
- Të ketë eksperiencë pune si « Supervizor rajonal shitje » në kompani të tjera analoge (eksperienca si « Supervizor rajonal shitje » në tregtimin e cigareve përbën avantazh).
- Mosha: 30-40 vjeç.
- Arsimi: I lartë.
- Aftësi krijuese dhe drejtuese, aftësi të mira komunikimi, energjikë, këmbëngulës,.
- Patentë drejtimi automjeti.
- Të jetë banorë i qytetit ku do të punojë.

Punonjës Shitje
Kandidati duhet të plotësojë kushtet si më poshtë:
- Të ketë eksperiencë si « Punonjës shitje » në kompani të tjera analoge (eksperienca si « Punonjës Shitje » në tregtimin e cigareve përbën avantazh) .
- Mosha: 25 - 40 vjeç
- Arsimi: i mesëm (i lartë përbën avantazh).
Nuk pranohen personat që janë duke vazhduar studimet
- Aftësi të mira komunikimi, dëshirë për të punuar në ekip, energjikë, këmbëngulës, aftësi krijuese.
- Patentë drejtimi automjeti.
- Të jetë banorë i qytetit ku do të punojë.
__________________________________________________ ___________

Ne ofrojmë:

- Punë me kohë të plotë.
- Pagë shumë të mirë.
- Mundësi të mira trajnimi.
- Mundësi të mira për karrierë.

Personat e interesuar duhet të paraqesin brenda datës 05 Prill 2007,këto dokumente: Curriculum Vitae, një fotografi, fotokopje të diplomës, letër-referenca nga punëdhënësit, telefonin e kontaktit.

Adresa: Infosoft Group, Gjergji Center, Tirane.
Në adresën e kutisë postare: Kutia Postare nr. 275/1, Tiranë.
Në adresën e postës elektronike: akote@ibd.com.al

Tel. : + 355 4 357 612 / 4

Fax. : + 355 48 300 605
 


Apply WhatsApp
Back
Top