• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator për Sigurinë Fizike

pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare, të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.



Ne kërkojmë të punësojmë për Divizionin e Shërbimeve të Brendshme në Zyrat Qendrore:

Koordinator për Sigurinë Fizike

Përgjegjësitë tuaja kryesore:



  • Përcaktimi dhe planifikimi i masave të ruajtjes fizike, rregullave dhe mënyrave të komunikimit si brenda ashtu dhe jashtë institucionit.
  • Inicimi, zhvillimi , mirëmbajtje, dhe rishikimi i procedurave që lidhen me çështjet e sigurisë, duke i përshtatur ato në interes të uljes së rrezikut në bankë.
  • Garantimi dhe raportimi i zbatueshmërisë së të gjithë rregullave në lidhje me sigurinë në bankë.
  • Planifikimi i punëve dhe masave konkrete për zbatim në drejtim të mbrojtjes dhe sigurimit të paprekshmërisë fizike të jetës, shëndetit të personelit, klientëve dhe pronës së bankës.Hartimi i Politikave të Sigurisë Fizike në Bankë dhe organizimi i punëve me sektorë të tjerë në bankë për plotësimin e detyrimeve që lindin për zbatim nga kjo politikë.
  • Përgatitja e Procedurave, urdhrave, udhëzimeve dhe materialeve të tjera me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë dhe mbrojtjes në objekte, në zbatim të Politikës së Sigurisë së Bankës si dhe ligjeve dhe akteve normative të shtetit.
  • Përcaktimi i drejtimeve kryesore për trajnimin e punonjësve në fushën e sigurisë dhe emergjencave.
  • Përcaktimi i drejtimeve kryesore për mbrojtjen e objekteve nga emergjencat civile dhe fatkeqësitë natyrore.
  • Përcaktimi i drejtimeve/sistemeve të mbrojtjes elektronike të objekteve si dhe mënyrën e manaxhimit të tyre në objekte dhe qendrën e sigurisë.
  • Kuptimi, ndjekja dhe menaxhimi i kontratës dhe marrëdhenies me palën kontraktore konform të gjitha klauzolave të saj.
  • Koordinimi dhe menaxhimi i stafit të sektorit edhe në mungesë.
  • Përgatitja e praktikave të nevojshme dokumentare për marrëdhëniet me Bankën e Shqipërisë dhe institucioneve të tjera të shtetit që trajtojnë çështjet e sigurisë.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


  • Diplomë universitare në Akademinë e lartë të rendit.
  • Eksperiencë mbi 3 vjet në fushën e sigurisë.
  • Aftësi shumë të mira organizative.
  • Aftesi të shkëlqyeshme komunikimi, raportimi verbal dhe të shkruar.
  • Aftësi për t’u përballur me situata të vështira sidomos ato spontane.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.
ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 21 janar 2011, në adresën e emailit: [I][COLOR=black]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/COLOR][/I]

 


Apply
Back
Top