• Tirane, ofroj vend pune Brand Ambasador

CENTURY21 Albania ka filluar rekrutimet për pozicionin Brand Ambasador. Ky eshte nje pozicion I ri në kompaninë tonë dhe kandidati do të ndjek aplikimin e markës sipas manualit të markes në të gjtihe rrjetin e CENTURY21 Albania,Macedonia & Montenegro.
Kërkojme një kandidat I cili do të promovoje punën dhe shërbimet tona në mediat sociale dhe gjithashtu në zyrat dhe me stafin e CENTURY21.

Kandidatët duhet të kenë:

Përfunduar Arsimin e lartë.

Eksperienca të mëparshme pune si promoter apo brand ambasador.
Prezence në mediat sociale në platforma të ndryshme.
Të njohë gjuhën angleze.


Detajet e pozicionit të punës:
Pozicioni: Brand Ambasador Raporton tek: Drejtori I Shitjeve

  • Krijimi dhe zbatimi i nje strategjie Marketingu per zyrat dhe per pronat. Manaxhimi i rrjeteve sociale dhe llogarive përkatëse të zyrave sipas udhezime qe vijne nga Century21.
  • Publikon postera dhe imazhe per rrjetet sociale te zyrave ne varesi te tematikave.
  • Zhvillon brendimin dhe ideimin e agjencive CENTURY 21 Albania sipas manualeve dhe udhezimeve nga Century 21.
  • Bashkepunon me departamentin e marketingut per zhvillimin e vazhdueshem te strategjise.
  • Ofron dhe shpjegon manuale mbi punen ditore, fotografimi dhe scripte.
  • Asiston brokerin ne planin e tij te marketingut, planin e rekrutimit dhe rregulloren e agjencise.
  • Orjenton asistenten e zyres mbi format e duhura te perdorimit te rrjeteve sociale, te bashkepunimit, emaileve, marredheniet me klientet, arshiven, planin e marketingut, matjen e performances dhe objektivave te agjenteve etj.
  • Konsulton dhe asiston zyrat ekzistuese ne perputhje me kerkesat specifike te tyre.
  • Sjell ide te reja per permiresimin e paketes se vlerave .
  • Asiston ne eventet e kompanise.
  • Analizon procesin e franchisee-se dhe pergatit raportet perkatese.
  • Mat, monitoron dhe ndjek procesin e zhvillimit te franchisive.
  • Kryen vizita te vazhdueshne ne terren ne zyrat e licensuara.
  • Monitorimi i vazhdueshëm ndaj stafit/agjentëve për performancen dhe cilësinë e shërbimit të dhënë ndaj klientëve. Perpilimi i raporteve per zyren dhe dergimi i tyre tek eproret dhe broker te zyrave perkatese.

  • Koordinon punimet fillestare per agjencite e reja te licensuara nga zyra master.
  • Bashkepunon me brokerin e agjencise se re per vendosjen e objektivave dhe te dhenave te analizes se tregut.
  • Orienton brokerin dhe/ose menaxherin e zyres per procedurat e operimit ne sistem si dhe ndjekjen me rigorozitet te standarteve ne kontrata, komisione dhe politika zyre.

·Komunikimi dhe raportimi i vazhdueshëm me eprorët/Brokerin për performancën e zyrës, objektivat e arritura dhe rezultatet e zyrës dhe stafit.
·Percjellja e risive tek stafi i zyrave per zhvillimet e reja qe vijne nga Century21 si udhezime per tu ndjekur.
·Realizimi i të gjitha cështjeve të përditëshme administrative që kanë të bëjnë me zyrat dhe stafin e Century 21 Albania,
·Dokumentimi dhe ruajtja e informacioneve: krijimi i dosjeve elektronike dhe ruajtja e tyre si raporte, analiza te bera per zyrat, raportimet e produkteve sekondare.
·Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi tregun e pasurive të paluajtshme ne baze te njoftimeve te marra dhe informacioneve qe na percillen nga rrjeti, tendencat e tregut dhe ruajtja e këtyre të dhënave. Mbajtja e perditesuar teknikisht dhe duke aplikuar njohuri të reja për punën e tij/saj të përditshme si dhe përcimi i këtij/këtyre informacioneve dhe teknikave tek stafi.
·Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve ndërpersonale - Zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese të punës me të tjerët , dhe mirëmbajtjen e tyre me kalimin e kohës .
·Statistika; gjenerimi i statistikave të vazhdueshme që kanë të bëjnë me secilen zyre.
·Kërkime mbi tregun (Market research) mbi konkurrencen dhe analizimi i këtyre të dhënave.

Të interesuarit duhet të dërgojnë CV me e-mail, në adresën : info[B]@century21albania.com[/B]
Ju lutem shënoni në subjektin e e-mailit “Kandidaturë për Brand Ambasador”.

Vetëm kandidaturat e përzgjedhura për intervistim do të kontaktohen.

Faleminderit.
 


Apply WhatsApp
Back
Top