• Tirane, vend praktike Programi Ecovolis Vullnetar

Projekti Eco Bicycle është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Programi Ecovolis Vullnetar!

Përfshihu edhe ti në skuadrën e punës Ecovolis!


Të pëlqen biçikleta? E dashuron qytetin tënd? Je gati të ndihmosh në fillimin e revolucionit në transport?

Për të arritur misionin e tij, Ecovolis ka nevojë për ndihmën e të gjithë njerëzve që mbështesin përdorimin e biçikletës në qytetin tonë. Nëse jeni një individë që keni dëshirë të shkoni në punë apo në shkollë me biçikletë, një i apasionuar pas biçikletës apo një individë që kërkon të jetë proaktiv në promovimin e një mënyre jetese të gjelbër dhe të shëndetshme, bashkohu me skuadrën Ecovolis për të bërë realitet endrrën e gjelbër. Ecovolis është iniciativa jonë e përbashkët për një jetë më të shëndetshme dhe qytet më të pastër, e cila mund të bëhet realitet vetëm nga përkushtimi dhe kontributi i secilit prej nesh!

Çdonjëri nga ne ka aftësitë dhe njohuritë që mund të vihen në funksion të kauzës për transportin e gjelbër, duke iu bashkuar grupeve të punës Ecovolis. Ti mund të japësh kontributin tënd sipas kohës, dëshirës dhe aftësive! Bëj Ecovolis kauzën tënde!

Ecovolis PR – skuadra që do të merret me përgatitjen e shkrimeve për gazeta, revista dhe faqe interneti; letrat që do t’i dërgohen sponsorve, përgatitjen e buletinit, përgatitjen e imazhit gjatë organizimit të eventeve.

Ecovolis Event – skuadra që do të merret me organizimin e eventeve, duke nisur që nga dita e lançimit, organizimin e aktiviteteve sociale, udhëtimeve me biçikletë apo fushata për promovimin e përdorimit të biçikletës. Skuadra do të merret me përcaktimin e vendit, pjesëmarrësit, programi dhe detaje të tjera për organizimin e eventit.

Ecovolis IT&Web – skuadra që do të merret me mirëmbajtjen e faqeve të internetit, dizenjimin & dërgimin e buletinit, dizenjimin e posterave, fletëpalosjeve, katalogjeve dhe broshurave.

Ecovolis Biznes – skuadra që do të merret me shërbimin e stacioneve, anëtarësimet Ecovolis, mbledhjen e pagesave, shitjen e produkteve dhe aksesorëve të dyqanit Eco Bicycle Shop.

Ecovolis Partnership – skuadra që do të merret me komunikimin me palë të treta, përfshi institucionet publike dhe kompanitë e biznesit. Nëse jeni një person me energji pozitive, keni aftësi shumë të mira negociuese dhe bindëse, jepni kontributin tuaj duke u bërë pjesë e skuadrës EP. Skuadra do të merret me lidhjen e marrëveshjeve të bashkëpunimit me palët e treta ne nivel kombëtar dhe rajonal,me qëllim ngritjen e fondeve dhe krijimin e rrjetit Ecovolis në të gjithë qytetin.

Ecovolis Teknik – skuadra që do të merret me aspektin teknik të biçikletave, vendosjen e stacioneve të biçikletave, realizimin e kurseve për biçikletat si dhe me aspekte të tjera teknike.

Aplikoni tani për të qënë vullnetar në skuadrën Ecovolis. Plotësoni aplikimin duke klikuar në linkun https://spreadsheets.google.com/vie...mkey=dGdHWEJoX2NJbG9XdWFOQ1FVU1BjQkE6MQ#gid=0 ose dërgoni një email në adresën e postës elektronike: vullnetar@ecovolis.com

Afati i fundit është 20 Janar 2011

Skuadra Ecovolis
 


Apply
Back
Top