• Tirane, ofroj vend pune Financier/e, Key Account Manaxher, Agjent Tregtar

Kompania jonë përbëhet nga individë që kujdesen dhe bëjnë të mundur që artikujt e kompanisë ndërkombëtare Henkel të përdoren me një besim të plotë nga klientët tanë. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për personel të kualifikuar, prandaj, ne shpallim këto vende të lira pune:

1. Financier/e
2. Key Account Manaxher
3. Agjent Tregtar

KUSHTET
Kandidatët për vendin e punës nën I dhe II
Të kenë të kryer arsim të lartë
• Së paku 2 vjet përvojë në profesionet përkatëse

Kandidatët për vendin e punës nën III
· Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme
· Të kenë përvojë pune në shitje, dhe të kenë leje drejtimi për automjete të kategorisë B

AFTËSITË
Kandidatët duhen të demonstrojnë ambicie dhe motivim të lartë pune; duhen të kenë aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikimi; duhen të zotërojnë programe si Microsoft Office dhe të tjera nga Windows; të kenë aftësi të punojnë në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV me referenca, si dhe një fotografi në adresen e e-mailit hr@exclusivegroup.al. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 22 Dhjetor 2010.
 


Apply
Back
Top