• Lezhe, ofroj vend pune Menaxher Klienti

pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare, të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka fqinje", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.
Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.



Ne kërkojmë të punësojmë për degën tonë në Lezhë një:

Manaxher Klienti

Përgjegjësitë tuaja kryesore:



  • Të tërhiqni në mënyrë aktive klientë të rinj të biznesit të mesëm në bankë.
  • Të përmbushni objektivat e vendosura për rezultatet e biznesit.
  • Të zhvilloni marrëdhënie të forta me klientët ekzistues dhe të krijoni një marrëdhënie besimi me klientët e rinj.
  • Të rrisni shitjet dhe fitimin e portofolit.
  • Të përmirësoni shërbimin e klientit për klientët e biznesit të mesëm duke ofruar metodë të shpejtë dhe individuale.
  • Të përmirësoni efikasitetin në shërbimin e klientëve të biznesit të mesëm, duke shitur të gjitha produktet për të cilat ai/ajo ka nevojë në një periudhë të shkurtër kohe dhe procesim të shpejtë.


Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


  • Preferohet eksperiencë në kredidhënie ose eksperienca të tjera në shitje dhe negocim.
  • Aftësi të mira negociuese .
  • Diplomë universitare në Ekonomik.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, me shkrim dhe të folur.
  • Aftësi të mira organizative dhe ndërpersonale.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.
  • Njohuri kompjuterike.

ne mund t'ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarte të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 4 janar 2011, në adresën e e-mailit: [I]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/I]

 


Apply
Back
Top