• Tirane, Internship - Asistent/e Marketing & Shitje

Projekti Eco Bicycle është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të implementimit të projektit Eco Bicycle, PASS ofron mundësinë e Internship në pozicione Asistent Marketing & Shitje, fillimisht vullnetare me mundësinë për punësim në rast të një bashkëpunimi të suksesshëm.

Asistent Marketing & Shitje


Përgjegjësitë kryesore:

  1. Te planifikoje fushata kreative marketingu për shitjen e produkteve të Eco Bike Shop
  2. Të koordinoj organizimin e aktiviteteve sociale te Eco Bike Shop
  3. Të rekrutojë vullnetarë për aktivitetet promovuese
  4. Të përditsojë me informacion dhe ofertat e produkteve faqet e rrjeteve sociale të Eco Bike Shop
  5. Të ndihmojë Menaxherin në aktivitetin e përditshëm të dyqanit.
  6. Të krijojë listën e klientëve të Eco Bike Shop dhe të mbajë kontakt të vazhdueshëm me klientët.
  7. Të raportojë çdo ditë tek Menaxheri.

Kërkesat:

  • I orientuar ndaj detajeve
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
  • Të ketë iniciativë
  • Energjik, qëndrim pozitiv
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi për të përdorur internetin dhe Paketën Office
  • Eksperienca në shitje përbën avantazh

Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi në adresën info@eco-bike.org deri në datën 20 Dhjetor 2010.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:
Tel: 044 502574
Cel: 0694096592/ 0672011399
 


Apply WhatsApp
Back
Top