PDA

Trego pamjen e plotë të : AL, Tiranë FTESE PER OFERTE nga Bashkia e Tiranes me fond limit 5.000.000 Leke



Tendera
19.09.2005, 15:26
BASHKIA TIRANE

DREJTORIA NR. 2 E PUNETOREVE TE QYTETIT



Nr i references se prokurimit: 382-15-1-74

FTESA PER OFERTE

Drejtoria Nr. 2 e Punetoreve te Qytetit Tirane me proceduren “Tenderi i hapu” me fond limit prej 5.000.000 leke vene ne dispozicion nga te ardhurat e Bashkise, kerkon oferta per te realizuar prokurimin me objekt

“BLERJE KARBURANTI”

Kerkohet qe mallrat te dorezohen tek: Drejtoria Nr. 2 e Punetoreve te Qytetit Tirane.
Kandidatet e interesuar mund te inspektojne dokumentat e tenderit ne zyren e Njesise se Prokurimit, prane kesaj drejtorie.
Nje kopje e plote e dokumenteve te tenderit mund te blihet nga kandidatet e interesuar me ane te nje kerkese me shkrim drejtuar entit prokurues ne zyren e cituar me siper dhe me pagesen e nje tarife te pakthyeshme prej 2,000 lekesh
Ofertat duhet te dergohen tek Drejtoria Nr. 2 e Punetoreve te Qytetit Tirane.
Afati i fundit i dorezimit te ofertave eshte data 05.10.2005 ora 10.00.Ofertat e dorezuara pas ketij afati do te refuzohen.
Ofertat duhet te shoqerohen nga dokumenta ligjore dhe administrative origjinale ose kopje te noterizuara si prove e kerkesave kualifikuese te percaktuara ne dokumentat e tenderit.
Sigurimi i ofertes 3% ne shumen prej 150.000 leke duhet te dorezohet se bashku me oferten. Format e pranueshme te sigurimit jane pershkruar ne dokumentat e tenderit.
Ofertat do te hapen me date 05.10.2005 ne oren 10.00 ne zyren e Njesise se Prokurimit
Perfaqesues te ofertuesve jane te ftuar te ndjekin hapjen e ofertave.