• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e

Shoqeria Abissnet sh.a. eshte ISP-ja me e madhe ne Shqiperi me objekt te aktivitetit te saj ofrimin e sherbimit te Internetit , Televizionit , Telefonise e tj per klientet ne te gjithe territorin e Shqiperise .
Shoqeria Abissnet shpall post vacant :Menaxher

Qëllimi i Pozicionit: Drejtimi i skuadres per realizimin e detyrave te percaktuara nga kompania

Përshkrimi i punës:

  • Organizon, planifikon, ndjek dhe monitoron punën e ekipit të tij çdo ditë.
  • Promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë, duke realizuar objektivin e vendosur.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët e kompanisë, me qëllim rritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimit.
  • Ndërton dhe azhornon data bazën për punën e tij dhe të skuadrës.
  • Harton raporte të detajuara javore dhe mujore sipas formateve dhe proçedurave të kërkuara.
  • Përmirëson nivelin profesional të tij/saj dhe stafit sipas një plani zhvillimi të vetes dhe stafit.
  • Realizon performancën e çdo personi të skuadrës.
  • Planifikon në bashkëpunim me ekipin veprimtaritë e shitjes, prodhimit apo marketimit( sipas pozicionit të ekipit).
Kriteret që duhet të plotësohen:

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në fushën e Menaxhimit të Biznesit ose Marketingut, Inxhinieritë dhe Shkencat e Natyrës.

Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet me rezultate te matshme dhe me evidence të qartë suksesi.

Aftësitë teknike:

  • Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
  • Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
  • Njohje shume e mire e PC dhe navigimit në internet.
  • Njohje shume e mire e rrjeteve sociale dhe shitjeve on line.
  • Mundesisht të ketë patentë të klasit B.
Aftësi të tjera:

  • Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
  • Të jetë energjik, ambicioz dhe menaxhues i shkelqyer i kohës.
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera e mirëpritur.
Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre prane adreses se zyrave tona :

E-mail: b.njerezore@abissnet.al
Rruga: "Ismail Qemali", Pallati Abissnet, Tirane.
Telefon: 044310656
 


Apply
Back
Top