• Tirane, 3 vende pune per Inxhinier Ndërtimi, Transporti, Hidroteknik,Mekanik, Elektrik

Kompania e Ndërtimit “Gener 2” shpk, shpall 3 (tri) vende të lira pune: Inxhinier Ndërtimi, Inxhinier Transporti, Inxhinier Hidroteknik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier Elektrik. Kandidatët aplikantë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- [FONT=&quot]Kritere të Përgjithshme:[/FONT]
· [FONT=&quot]Të ketë aftësi shumë të mira analitike[/FONT]
· [FONT=&quot]Të ketë aftësi për të kryer me përgjegjësi detyrën, në përputhje me legjislacionin në fushën përkatëse[/FONT]
· [FONT=&quot]Të ketë aftësitë e nevojshme për plotësimin e dokumentacionit teknik të kërkuar[/FONT]
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze, preferohet njohja e një gjuhe të dytë të huaj
· [FONT=&quot]Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup[/FONT]

- [FONT=&quot]Kritere të Veçanta: [/FONT]
· [FONT=&quot]Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë, në njërin nga degët: Ndërtim, Infrastrukturë e Transport, ose Hidroteknikë[/FONT]
• Të ketë liçencë profesionale në profilin e inxhinierisë së ndërtimit, infrastrukturës, ose hidroteknikës
• Eksperiencë pune mbi 5 vjet në profesion në: konstruksione, vepra rrugore ose hidroteknike
• Të ketë njohuri shumë të mira të proceseve dhe teknologjive të reja në profilet përkatëse
· [FONT=&quot]Të përdorë programet bazë të punës në kompjuter, të projektimit në 3D (me preference) dhe 2D (Auto Cad 3D, Autodesk Inventor, SolidEdge, Auto Cad LT, etj);[/FONT]

Kandidatët që do të aplikojnë për konkurim, duhet të paraqesin në adresën e email-it abatradejobs@hotmail.com: Curriculum Vitae, si dhe një letër interesi (dokumentet shtesë do të kërkohen gjatë fazës së tretë të intervistimit).

Konkurimi përfshin tri faza:
Në fazën e parë, bëhet përzgjedhja e kandidatëve që do t’i nënshtrohen intervistës me gojë, e cila konsiston në verifikimin nëse dokumentacioni i paraqitur nga çdo kandidat, plotëson kërkesat e përgjithshme dhe specifike. Vetëm kandidatët që plotësojnë këto kritere, i nënshtrohen intervistimit.
Në fazën e dytë, zhvillohet intervistimi i parë i kandidatëve, i cili synon të evidentojë formimin e përgjithshëm dhe vizionin personal mbi pozicionin vakant.
Në fazën e tretë, zhvillohet intervistimi i dytë i kandidatëve potencialë për punësim, ku duhet të paraqesin: fotokopje të diplomës së shkollës së lartë dhe listës së notave, të dëshmive të ndryshme kualifikimi, liçencës profesionale, referenca nga punëdhënës të mëparshëm, dëshmi të gjuhës së huaj, vërtetim të gjendjes gjyqësore.



Ne sigurojmë një mjedis inkurajues për karrierën tuaj, të rrethuar nga një atmosferë e pëlqyeshme pune.
 


Apply
Back
Top