• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Magazine dhe Logjistike

Depo farmaceutike Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë Menaxher Magazine dhe Logjistike.

Kriteret e nevojshme:


  • Të ketë arsimin e lartë, preferohet diplomë në degën Kontabilitet.
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë në menaxhimin e një magazine.(Përbën avantazh eksperienca në depo farmaceutike.)
  • Të ketë njohuri mbi barnat, pajisjet dhe materialet mjekësore.
  • Të jetë bashkëpunues dhe të ketë aftësi organizative të punës në grup.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:


  • Përpilon dhe ndjek grafikun e transportit duke optimizuar kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit.
  • Sigurohet për mbajtjen e inventarëve të saktë në mënyrë që çdo hallkë e procesit të shitjes dhe furnizimit të jetë konform procedurave.
  • Organizon dhe koordinon stafin në varësi.
  • Kujdeset dhe sigurohet që proceset operative standarde të ndiqen me përpikmëri.
  • Kryen trajnime periodike për stafin dhe identifikon nevojën për informacione ose trajnime shtesë.

Për kandidatët ofrohen:


  • Kushte të mira pune dhe ambient miqësor
  • Pagë e kënaqshme


Mund të aplikoni për këtë pozicion duke dërguar CV tuaj në adresën: hr@evitaalbania.com


Afati i fundit i aplikimeve: 30.10.2021
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë.


Presim aplikimet tuaja!
 


Apply
Back
Top