• Vlore, kerkohet Inxhinier QA/QC Green Coast MGallery Hotel

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kompania Mane TCI, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Mane TCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Inxhinier QA/QC Green Coast MGallery Hotel
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinier QA/QC është përgjegjës që kompania të përmbushë kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga procedurat e cilësisë dhe ka si qëllim kryesor të sigurohet që projekti përmbush cilësinë e kërkuar.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Të sigurohet se kompania përmbush kërkesat ligjore dhe kërkesat e derivuara nga standardet dhe procedurat e cilësisë;
  • Implementimin e procedurave dhe të sigurohet që zbatohen nga safi i kantierit standardet dhe procedurat e shoqërisë;
  • Ndjekjen e procesit për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të licencuar nga DPSH;
  • Të sigurohet që të jenë të dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave;
  • Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit qe nuk ka mundësi te analizohen në laboratorët tanë;
  • Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve;
  • Hartimin e proces-verbaleve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët;
  • Mbikëqyr zërat e punës për të siguruar standarde cilësie krahasuar me specifikimet teknike;
  • Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e çështjeve të cilësisë;
  • Përgjegjës për dokumentat e QA/QC të projektit duke përfshirë certifikatat, rezultatet e testit, kërkesat e inspektimit, raportet e mospërputhjes, udhëzimet në vend, miratimet e materialeve dhe dokumente të tjera të rëndësishme të QA/QC;
  • Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë;
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
Edukimi: Të zotëroje diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi, preferohen kualifikime specifike për pozicionin.

Kualifikime të tjera:
  • Njohuri shumë e mirë e standardeve të cilësisë;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje;
  • Aftësi të mira komunikuese dhe ndër personale;
  • Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike;
  • Certifikatë që tregon pjesëmarrjen në kurse specifike për cilësinë.
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://manetci.zohorecruit.eu/jobs/Careers/21072000000577025/Inxhinier-QA-QC?source=CareerSite
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Afati i dorëzimit: 18/10/2021
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top