• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh per pajisje IT

Job description
INFO-Telecom kërkon: Menaxher Shitjesh per pajisje IT

Pozicioni i Punës: Menaxher shitjesh per distribucionin e pajisjeve elektronike

INFO-Telecom kërkon një Menaxher Shitjesh në Tiranë I cili do te merret me menaxhimin e distribucionit te produkteve elektronike.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Krijon strategji dhe plane periodike lidhur me administrimin e shitjeve;
· Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet e tyre;
· Njeh mire përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon;
· Kryen porositë për produkte tek furnitorët;
· Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësinë ë tyre, në mënyrë që të ofrojë produktin e duhur sipas nevojave të klientëve;
· Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
· Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klientëve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera;
· Prezanton produktet e kompanisë tek klientët potencialë;
· Analizon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhjet e duhura;
· Ndjek ofertat e dërguara dhe maksimizon raportin e kthimit nga këto oferta;
· Mirëmban marrëdheniet me klientët ekzistues;

· Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve të kompanisë;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

· Diplomë Bachelor dhe MSc në Administrim Biznesi, Shitje dhe Marketing ose fusha të ngjashme;
· Minimalisht 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
· Të ketë aftësi negociuese dhe komunikative.
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në adresën e mëposhtme: hr@infotelecom.al


Cel. : 0684016349
 


Apply WhatsApp
Back
Top