• Shkoder, ofroj vend pune Menaxher Dyqani Shkoder

ITE-Group-cover970-l.jpg


Pozicioni: Menaxher Dyqani

Departamenti: Shitje dhe Ofertim
Vendndodhja: Shkoder

Pershkrimi I Punes:
ITE Group si një nga firmat kryesore në rolin e distributorit në Shqipëri për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.
Partnerët tanë të rëndësishëm janë: Schneider Electric, Philips,General Electric, Vimar, Bosch etj.
Shoqeria “ITE Group” shpk me qellim zgjerimin e saj eshte ne kerkim te nje Meaxher Dyqani ne Dyqanin e Shkodres.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
  • Zbatimi me perpikmeri, ne kohe dhe cilesi i kerkesave te klienteve.
  • Zbatimi i standarteve te percaktuara nga shoqeria per paraqitjen dhe vendosjen e mallit ne dyqan dhe mbajtjes i rregullit i pastertise ne te gjithe ambjentet e dyqanit.
  • Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre prane strukturave drejtuese te shoqerise.
  • Menaxhimi i vlerave monetare qe arketohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore te dyqanit.
  • Kujdeset per realizimin kuotave te shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave te vendosura.
  • Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qellim zgjidhjen e kerkesave te tyre dhe shmangien e konkurences nga operatoret e tjere ne treg.
  • Kujdeset per te siguruar disponueshmerine e materialeve dhe stokun ne dyqan.
  • Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshem i mallrave ne dyqan sipas inventarit qe ka ne ngarkim.
  • Pergatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve ne dyqan.
  • Merr ne dorezim mallin qe furnizohet dhe menaxhon zbatimin me perpikmeri te rregullave te percaktuara nga shoqeria per kete qellim.
  • Nenshkruan dokumentacionin e nevojshem dhe kordinon mbylljen e gjendjes se inventarit pas marrjes se mallit ne dorezim.
  • Perpunon te gjithe informacionin ne lidhje me diferencat e furnizimeve dhe te mallrave te demtuar apo me problem.
  • Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi dhe propozon masa disiplinore te argumentuara ne lidhje me problemet e konstatuara.
  • Planifikon materjalet e punes per t'u blere (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu ben planifikimin e te gjitha materjaleve qe kane te bejne me higjenen dhe pastertine ne dyqan
Kerkesat dhe Kualifikimet:
  • Arsim i larte, preferohet profil elektrik, ekonomik ose menaxhim biznesi.
  • Perben avantazh njohuri te gjuhes angleze dhe italiane.
  • Njohuri kompjuterike ne perdorimin shume te mire te programeve te paketes Office.
  • Te kete leje drejtimi automjeti.
Aftesi te tjera:
  • Te pakten 3 vjet eksperience pune shitje mallrash me pakice dhe shumice/ose aktivitete te ngjashme, shoqeruar me referenca.
  • Aftesi te mira nderveprimi per magazinimin e mallrave dhe ne operacionet e shitjes
  • Aftesi te mira ne komunikim me vartesit dhe me klientet.
  • Aftesi shume te mira organizuese dhe percaktim prioritetesh.
  • I matur, i besueshem dhe profesional ne marredheniet me koleget dhe me ekzekutivet e shoqerise.
  • Aftesi te mira bashkepunimi ne grup.
ehallvaxhiu@itegrup.al
 


Apply
Back
Top