• TIA ofron vend pune Inxhinier i Sigurise ne Pune

tia_header.gif


Tirana International Airport SHPK (“TIA”)
kerkon te punesoje:

INXHINIER I SIGURISE NE PUNE


i cili do te raportoje tek Drejtori i Departamentit të Menaxhimit të Aseteve dhe Mjedisit


Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Merr pjese ne realizimin e projektit e rikonstruksionit te pistes dhe zgjerimit te Terminalit te Pasagjerve te Aeroportit Nderkombetar te Tiranes ‟Nene Tereza”
  • Ndjek me rigorozitet menaxhimin e sigurise ne pune ne kantjer gjate rikonstruksionit te pistes dhe zgjerimit te Terminalit te Pasagjerve
  • Planifikon dhe kryen inspektime në terren me qëllim kontrollin e zbatimit te kërkesave të sigurisë në punë dhe kushtet e punës

Aftësitë dhe kriteret e kërkuara:

  • Diplomuar si Inxhinier i Sigurisë në Punë
  • Minimalisht 7 vjet eksperience pune ne rolin e inxhinierit supervizor te punime te sigurise dhe shendetit ne pune ne objekte te infrastruktures rrugore, parkime te hapura ose te mbyllura, godina etj
  • Njohuri shume te mira kompjuterike te paketes Microsoft Office (Excel, Word, PowerPoint, Project)
  • I afte te organizoje punen, te percaktoje prioritetet dhe te permbushe afatet
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup
  • Aftesi shume te mira komunikimi me shkrim dhe me goje
  • Aftesi ne pergatitjen e raporteve cilesore
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze

Per te aplikuar per kete pozicion aplikantet duhet te plotesojne Formen e Aplikimit, e cila mund te gjendet tek faqja e internetit: www.tirana-airport.com dhe te dergohet me poste elektronike se bashku me nje CV te koheve te fundit ne: jobs@tirana-airport.com, ose tek recepsioni i Godines se Administrates (Rinas).


Departamenti i Burimeve Njerëzore do te kontaktoje per interviste vetem aplikantet e kualifikuar.​


 


Apply WhatsApp
Back
Top