• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh

Kantinal.com kërkon një Menaxher Shitjesh në Tiranë .




Detyrat dhe përgjegjësitë:


• Krijon strategji dhe plane periodike lidhur me administrimin e shitjeve;
• Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet e tyre;
• Njeh mire përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon;
• Kryen porositë për produkte tek furnitorët;
• Informohet në mënyrë të vazhdueshme për produktet që ofron kompania dhe cilësinë ë tyre, në mënyrë që të ofrojë produktin e duhur sipas nevojave të klientëve;
• Përgatit planet e veprimit dhe skeduleve për identifikimin e klienteve të rinj si edhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja;
• Zhvillon planin e aktiviteteve ditore/javore/mujore (periodike) në lidhje me vizitat e klientëve, telefonatat, e-mail dhe kontaktet e tjera;
• Prezanton produktet e kompanisë tek klientët potencialë;
• Analizon nevojat e klientëve dhe propozon zgjidhjet e duhura;
• Ndjek ofertat e dërguara dhe maksimizon raportin e kthimit nga këto oferta;
• Mirëmban marrëdheniet me klientët ekzistues;
• Organizon takime dhe komunikon në mënyrë aktive me klientët për të identifikuar nevojat si dhe për të propozuar zgjidhje të mundshme nëpërmjet produkteve të kompanisë;




Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
• Diplomë Bachelor dhe MSc në Administrim Biznesi, Shitje, Marketing ose fusha të ngjashme;
• Minimalisht 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
• Njohuri të gjuhës Angleze;
• Të ketë aftësi negociuese dhe komunikative.
• Aftësi ndërveprimi në biznes dhe shitje.








Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në adresën info@kaninal.com
 


Apply
Back
Top