• Tirane, ofroj vend pune Specialist ne Departamentin e Implementimit dhe Testimit

Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar qe t’i bashkohet Departamentit
te Implementimit dhe Testimit duke aplikuar në pozicionin e punës si më poshtë:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Personi i kërkuar do të angazhohet në procesin e punës bazuar në njohuritë e mëposhtëme:

  • Njohuri të përgjithshme për sistemet e operimit Windows / Windows Server.
  • Njohuri të përgjithshme për rrjetin LAN/Wireless.
  • Njohuri bazë rreth Microsoft SQL Server.
  • Njohuri rreth testimit te programeve desktop, web, mobile etj.
  • Njohuri rreth testimit te elementeve të sigurisë, performancës apo paraqitjeve grafike të të dhënave.

Kualifikime dhe Kërkesa:

  • Preferohet Diplomë Universitare Master në Informatikë Ekonomike ose drejtime të ngjashme (Mundësi aplikimi edhe për studentet në vitin e Fundit Master)
  • Preferohet përvojë pune 1 vjeçare
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

Aftësi:

  • Të ketë aftësi te mira ne analizimin e detajuar të problemeve.
  • Aftësi në vendimmarrje
  • Të jetë përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
  • Të jetë i aftë të punojë në grup
  • Te kete reagim të shpejtë ndaj situatave problematike.

Kompania ofron:

  • Trajnim të plotë
  • Vlerësim në bazë të performances
  • Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim për pozicionin në Departamentin e Implementimit dhe Testimit", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 09 Tetor 2021.

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV-në e kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top