• Tirane, ofroj vend pune Auditues i Brendshem

Profili i kompanisë Kontakt shpk është një kompani ndërtimi që operon në tregun shqiptar që prej vitit 1999. Portofoli kryesor i veprimtarisë së Kontakt shpk konsiston në ndërtimin e objekteve rezidenciale dhe komplekse banimi kryesisht në qytetin e Tiranës.Pozicioni i Punës: Auditues i BrendshemDepartamenti: Audit i BrendshemDetyrat kryesoreDetyra kryesore e auditimit është të vlerësojë, përmes një qasjeje objektive, rigoroze dhe të paanshme, pajtueshmërinë e transaksioneve, nivelin e rrezikut aktual, respektimin e procedurave, dhe efikasitetin dhe përshtatshmërinë e sistemit të kontrollit të brendshëm në fuqi.Përgjegjësitë
  • Kryen kontrolle profesionale për: vlerësimet operacionale, financiare dhe të përputhshmërisë;
  • Ndihmon ne identifikimin dhe vlerësimin e fushave të risqeve të kompanisë dhe siguron nformacion për të zhvilluar planin vjetor të kontrollit të brendshëm;
  • Plotëson procedurat e auditimit, duke përfshirë identifikimin dhe përcaktimin e çështjeve, zhvillimin e kritereve, rishikimin dhe analizimin e evidencave dhe dokumentimin e proceseve të njesive dhe procedurave;
  • Llogarit ne menyre te pavarur elementet qe do te auditohen
  • Auditon cdo proces financiar dhe raporton ne mënyre periodike;
  • Kontrollon perputhshmerin e dokumentacioneve me rregulloret e kompanise
  • Analiza krahasuese te proceseve qe jane objekt auditimi
  • Bashkepunon me stafin menaxherial dhe ju ben te ditura gjetjet dhe rekomandimet;
  • Siguron që procedurat, politikat, legjislacioni dhe rregulloret të ndiqen dhe te respektohen saktë;
Kërkesat
  • Diplomë Master Shkencor (preferohet ne audit ose kontabilitetit);
  • Eksperience pune minimumi 3 vjet në sektorin e auditimit;
  • Njohuri shumë e mirë e IAS & IFRS;
  • Njohuri shume te mira ne programet Financiare;
  • Njohuri shumë e mirë e Legjislacionit Fiskal. Njohja me legjislacionin e ndërtimit do të ishte një avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikuese dhe reputacion të lartë etik;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Autonomi e plotë për të marrë vendime strategjike të Auditimit të Brendshëm;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës; Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Aftësi shumë të mira te gjuhes Angleze në të folur dhe në të shkruar;
Ajo që ne ofrojmë është trajnim intensiv, mundësi për të marrë kualifikime, një punë dinamike me mundësi të rëndësishme karriere dhe një mjedis pune ku inkurajohet zhvillimi personal dhe një mjedis te këndshëm te punës.Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e email-it: amela.dulla@kontakt.al
Afati i aplikimeve: 30.04.2022
 


Apply
Back
Top