• Tirane, ofrohet vend praktike Arkitekt/e

Inovess Construction and Management është një kompani e cila ofron shërbime në sektorin e ndërtimit, zbatim të punimeve ndërtimore, rikonstruksion dhe menaxhim projekti. Një skuadër profesionale është çelësi i suksesit tonë. Aktualisht ofrojmë Internship për Arkitekt/e ku kandidati jonë duhet të jetë I talentuar, kreativ, i përgjegjshëm dhe energjik.. Nëse po kërkoni një skuadër sfiduese, nëse e njihni rëndësinë e afatave kohore dhe detyrave, atëherë duhet të aplikoni si më poshtë:


Kandidati duhet të plotesojë këto kritere:​


  • Të jetë detajist dhe të ketë sy kritik
  • Të ketë aftësi të mira në vizatim dhe aftësi për të punuar në 3D
  • Të ketë njohuri në përdorimin e programit AutoCad dhe ndonje nga programet e renderimit.
  • Të jetë kreativ
  • Të jetë i apasionuar pas ndërtesave dhe mjedisit
  • Të ketë aftësi menaxhuese dhe organizuese
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe në të shkruar
  • Të ketë një qasje logjike, analitike dhe krijuese për zgjidhjen e problemeve


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Të marrë pjesë në përgatitjen dhe prezantimin e propozimeve të projetit klientëve
  • Të vizatojë hollësisht projektet
  • Të bashkëpunojë me stafin për krijimin e renderave 3D të projekteve
  • Te jete i komunikueshem me koleget dhe i gatshem ne cdo kohe te jape ndihmen e tij per nevojat e kompanise
  • Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja.

Të interesuarit janë të lutur të paraqesin CV-në e tyre në adresën e email në info@inovess.al
 


Apply
Back
Top