• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Zbatimi

Shoqeria “ED KONSTRUKSION SHPK” sh.p.k nje nga Kompanite lider ne fushen e ndertimit kerkon: Inxhinier Zbatimi


Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri i Kantierit zbaton direktivat e Drejtuesit të Kantierit dhe kontrollon punimet në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë & shendetit në punë.
Detyrat


  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit
  • Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko-ligjor në objekt, si ditar objekti, proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
  • Kontrollin e cilësisë dhe cështjet e sigurise në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe ligjeve nëfuqi.
  • Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
  • Sigurimin e zbatimit te punimeve në përputhje me politikën e menexhimit të cilësisë të kompanisë.
  • Marjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta
  • Përgatitjen e “snagging list” ose te punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjese e procesit të kolaudimit
  • Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipermarrjes
  • Zbatimin me rigorozitet i rregullave teknike dhe kodit të veshjes
  • Organizimin dhe Kordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektriçist, topograf) per punime në kantier
  • Kordinimin e programit të punës midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza të caktuara.
  • Evidentimin e nevojave për materiale, dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëore.
  • Përgatitjen e raporte ditore, javore me problematika dhe ecurinë përkatëse.

Kualifikimet

Edukimi:


  • Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi.

Kualifikime te tjera:


  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
  • Aftësi për të prezantuar neë mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkelqyer me gojë dhe me shkrim ,prëgatitje raportesh etj.
  • Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS- PROJECT (ose PRIMAVERA) etc.)

Aftësi të tjera:


  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.

Shënime

ShënimeTe interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne: burimenjerezore@ed-konstruksion.com
OSE
info@ed-konstruksion.com







Cel. : +355 4 24 20 138
 


Apply WhatsApp
Back
Top