• Tirane, ofroj vend pune Asistente e Burimeve Njerëzore

Kompania "Gjikuria shpk" është një Kompani prestigjoze ne tregun Shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit dhe kryesisht ne ate te infrastruktures.

Gjikuria Construction Co. në kuadër të zgjerimit dhe të shtimit të projekteve që po punon aktualisht kërkon të rekrutoje staf te ri në profilin e mërposhtëm:

Asistente e Burimeve Njerëzore:

Detyrat:

  • Përmbush të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet / inspektimet e zyrës së punës, dosjet e punonjësve, njoftime, etj)
  • Përgjegjese për bërjen e borderos;
  • Krijon dhe zbaton politikat dhe rregulloret e burimeve njerëzore (Kodi I Etikës, Moduli I Punonjesve, Përshkrimet e Punës etj
  • Kryerjen e Aplikimeve në portal për shpalljen e nje vendi vakantë të kompanisë.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet tjera të kompanisë për çeshtjet e menaxhimit të stafit me qëllim ruajtjen dhe krijimin e një mjedisi pune zhvillues dhe dinamik.
  • Plotëson rregjistrat fizik me të dhënat e punonjësve për kontributet e derdhura të çdo muaji.
  • Harton dhe përditëson Grafikun e Lejes Vjetore për punonjësit e kompanisë.
Kualifikimet/Kërkesat:
  • Të ketë përfunduar studimet master, preferohet në profil Juridikë;
  • Të ketë eksperiencë në fushën Juridike dhe Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
Aplikantet e interesuar qe i plotesojne keto kritere te dergojne CV-ne e tyre me foto ne email:
hr@gjikuria.al
 


Apply
Back
Top